UBT

Drejt nga kuzhina: Përzierja kundër mundimeve, dhimbjeve të dhëmbit, astmës

/ 2 minuta lexim

Forca e limonit, piperit dhe kripës së detit është e hatashme dhe duhet ta provoni sa më parë.

Mundimet

Përzieni një lugë lëng limoni të shtrydhur dhe një lugë piper në një gotë ujë të ngrohtë dhe e pini ngadalë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Dhimbja e dhëmbit

Përzieni një lugë piper të bluar dhe ujin e karafilit, e me këtë përzierje lyeni dhëmbin që ju dhemb. Kjo përzierje zbut dhimbjen.

Humbja në peshë

Uji Dea

Në një gotë me ujë të ngrohtë përzieni ¼ e lugës piper të bluar, 2 lugë lëng limoni dhe 1 lugë mjaltë, e pini për ta përshpejtuar metabolizmin dhe për të nxitur humbjen në peshë. Polifenolet nga limoni parandalojnë mbipeshën dhe nxitin ndjeshmërinë te shkrirja e yndyrave.

Gjakrrjedhja nga hundët

Pak lëng limoni vendoseni në pak pambuk dhe e vendosni në zgavrën e hundës. E shtyni kokën nga përpara për të parandaluar rrjedhjen e gjakut në fyt.

Astma

Në enën me ujë të vluar hidhni 10 kokrra piper, dy sytha karafili dhe 15 gjethe borziloku. E lini të vlojë për 15 minuta, e më pas e futni në kavanoz me kapak. Shtoni dy lugë mjaltë dhe e lini të ftohet. Nëse dëshironi ta zbutni shijen, shtoni pak qumësht.

(Kosova Sot)