Fundamenti

Drejt mbledhjes kombëtare, pa rezultate

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mbledhja e ashtuquajtur historike në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e mbajtur në janar të këtij viti nuk solli asnjë rezultat në terren. Ndonëse u nënshkruan disa marrëveshje të cilësuara si ‘fort të rëndësishme’ mes dy qeverive, rezultati në praktikë ka mbetur zero. Kësisoj paralajmërimi për një mbledhje të re, po vlerësohet jo i logjikshëm, pa implementimin e marrëveshjeve të mëparshme.

Madje as premtimi ‘simbolik’ i të dy qeverive për ndërtimin një spitali në Luginën e Preshevës, nuk është realizuar. Pavarësisht kësaj, kryeministri i ri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë takimit me ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, është zotuar se Qeveria e Kosovës, do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me qeverinë shqiptare.

FIDANISHTJA

Ai ka thënë se po punon që në tremujorin e parë të vitit 2015 Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë të mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët, praktikë kjo që ka nisur nga qeveria e kaluar. E njohës të çështjeve politike, vlerësojnë se pa implementimin e marrëveshjeve të mëparshme nuk duhet të vazhdohet me takime të tjera(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.