Dredhëzat kanë pak kalori dhe shumë dobi

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Dredhëzat janë të pasura me ujë (më shumë se 60%) dhe sheqer (10%), prandaj u takojnë pemëve me më së paku kalori. Marrë parasysh se sezoni i saj është në maj dhe në qershor, ju kemi përgatitur disa karakteristika për dredhëzat.

Për t’i plotësuar nevojat e organizmit me dozën ditore të dredhëzave, sugjerohet porcioni prej tetë dredhëzave, të cilat përafërsisht përmbajnë 50 kalori dhe peshojnë 150 gramë, ndërsa që janë burim i shkëlqyeshëm i vitaminave C, fibrave ushqyese dhe shumë materieve të tjera të rëndësishme.

Eco Higjiena

Nëse në organizëm konsumoni sasinë e përmendur të dredhëzave, trupit dhe organizmit tuaj do t’ia bëni një të mirë të madhe. Shumë dhimbje, në vend të ndihmës së mjekut mund t’i shëroni me ndihmën e këtij fryti magjik. Dredhëzat posedojnë sasi të analgjetikëve. Nëse vuani nga dhimbjet e kokës, atëherë konsumoni një porcion me dredhëza. Përdorni edhe për ulje të temperaturës, dhimbjeve në muskuj, si dhe kundër të ënjturave.