Fundamenti

Dredhëzat e malit, frutat me efekt të madh në shëndet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dredhëzat e malit kanë fuqi shëruese. Megjithëse janë më të vogla, përbërësit shërues dhe ushqyes janë më të shumtë. Është e pasur me vitamina C, një grusht dredhëza të malit plotësojnë nevojat ditore të organizmit për vitamina.

Posedojnë vitamina të grupit B, vitamina E, karotinë, flavonoide, hekur, kalcium, kalium, fosfor, mangan. Prania e manganit në dredhëza ndikon pozitivisht në metabolizmin e njeriut, trurin, sistemin nervor, gjak, trasmeton gazeta Kosova Sot

Dredhëzat e malit përmbajnë edhe acid elagjik, i cili parandalon kalimin e qelizave të shëndetshme në ato malinje. Për t’i ruajtur vetitë e tyre ushqyese dhe shëruese, dredhëzat e malit duhet pastruar shumë pak, kurrsesi në ujë të ftohtë akull.

Mobi Casa

Dredhëzat e tilla si ilaç sugjerohen në shërimin e kapsllëkut dhe dhimbjeve që ndryshe quhen edhe “zorrë dembele”, më pas për shërimin e reumatizmit, mëlçisë, anemisë dhe nervozës.

Dredhëzat e malit po ashtu largojnë edhe simptomat e lodhjes pranverore, e pastrojnë organizmin, kujdesen për lëkurën e fytyrës dhe trupit, e mund t’i konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti. Për pastrimin pranveror të organizmit, si dhe kundër gurëve në veshka, sugjerohet që për çdo ditë, për një periudhë kohore prej 30-45 ditë, të konsumohet nga 1 kilogram dredhëza të malit.

(Kosova Sot)