Mobi Casa

Dredhëza, të shijshme dhe të shëndetshme

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Të kurohesh në mënyrë natyrale është një strategji e zgjuar në funksion të jetesës së shëndetshme.

Mjekët nutricionistë gjithmonë këshillojnë ushqimet tek të cilat mund të gjejmë elementët për të cilët ka nevojë organizmi ynë, duke bërë që të shmangim produktet farmaceutike. Një prej këtyre ushqimeve janë edhe luleshtrydhet. Të shijshme, të freskëta dhe plot lëng, ato “fshehin” edhe një sërë potencialesh të tjera që i vijnë në ndihmë mirëqenies së organizmit.

Ato janë të pasura me vitaminë C dhe konsumi i tyre sjell në organizëm një sasi fibrash që rregullon problemet e tretjes. Vitamina C dhe acidi citrik që gjenden te luleshtrydhet kanë edhe një rol tjetër, pasi duke zhvilluar një reaksion alkalizues, ato arrijnë të dezinfektojnë urinën. Acidi salicilik kryen një funksion antikoagulant dhe është gjithashtu një aleat i mirë kundër inflamacioneve.

UBT

Për shkak të numrit të vogël të kalorive, luleshtrydhet mund të konsumohen nga ata që duan të heqin kilet e tepërta. Vitamina C në përbërje të këtyre frutave zhvillon një veprim antioksidant, duke luftuar radikalet e lira, pra plakjen. Studime të kryera vitet e fundit sugjerojnë se fibrat që gjenden te luleshtrydhet nxisin përthithjen e karbohidrateve dhe ekuilibrojnë nivelin e sheqerit në gjak.

Luleshtrydhet janë të pasura me hekur, vitaminë E, fosfor, potas e magnez, elementë të domosdoshëm për organizmin që i bëjnë akoma më joshëse frutat e vogla të kuqe që tashmë janë në stinën e tyre.