Uji Dea

Dredhëza, shalqiri dhe kivi, frutat ideale për mëngjesin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mëngjesi është vakti të cilin assesi nuk duhet ta anashkaloni. Në mëngjes është shumë e rëndësishme të konsumoni pemët e caktuara. Dietologët rekomandojnë që në mëngjes të konsumoni fruta të freskëta, pasi kanë shumë ushqyes. Në këtë mënyrë e mbani trupin me energji gjatë gjithë ditës dhe gjithashtu ngopni dëshirën tuaj për gjëra të ëmbla. Në vazhdim do të paraqesim pemët, të cilat duhet t’i hani në çdo mëngjes pasi që kontribuojnë në mirëqenien e shëndetit tuaj, përcjell “Zëri.info”.

Dredhëzat

Dredhëzat janë jo vetëm të pasura në vitaminë C dhe antioksidantë, por janë burim fibrash dhe acidit folik gjithashtu. Përveç këtyre, parandalojnë sëmundjet e zemrës. Duke pasur këto parasysh mund të kombinoni dredhëzën me kosin dhe mëngjesi do të jetë super i shijshëm.

Shalqiri

Nëse duam të flasim për pemën më të mirë, shalqiri është ndër zgjedhjet më të mira. Ju mban të hidratuar dhe ka shumë likopenë, një ushqyes i mrekullueshëm që parandalon kancerin dhe sëmundjet e zemrës. Përveç këtyre, ai është një opsion i mirë nëse doni të humbni peshë, pasi për çdo filxhan përmban vetëm 40 kalori.

United Hospital

Kivi

Sipas specialistëve, kivi është një prej frutave më të mira për t’u konsumuar në mëngjes. Është i pasur me vitaminë C, bakër, kalium dhe fibra. Mund të zgjidhni që të konsumoni kivin veçmas ose të krijoni një lëng shumë të shijshëm, duke kombinuar këtë frutë me banane dhe dredhëza. Kivi deri më tani është dëshmuar si parandalues dhe shërues i shumë sëmundjeve dhe kjo është një arsye tjetër se pse kjo pemë assesi nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj.

Vitaminat: A, C, D, E

Proteinat: 1.7 g

Mineralet: Kalcium, hekur, magnez. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.