UBT

Dramë ku lëvizin legjendat dhe shekujt

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Sabije Dervishi-Veseli, shkrimtare, ShBA – Pasi e lexova romanin “Shtyje hënën’’ të Angjelina Markut shkruar me një stil unik, m`u duk si librat e Harry Potter.

Ndjenja shpirtërore me imagjinatën bëhen bashkë dhe autorja shpërthen në një rrëfim duke krahasuar Shqiponjën me atdheun e pamposhtur nga pushtimet e huaja shekullore. Emrat e personazheve janë emra origjinalë të heronjve tanë ilirë. Beteja mes të mirës dhe të keqes duke luftuar për të ardhmen i bën personazhet të gjalla dhe njerëzore, siç janë, Serafini, Helena, Kostandini e të tjerë. Secili personazh përjeton ëndrrat e veta, ku së brendshmi buron drita e hënës. Në mendje të mbeten personazhet që shfaqen në këtë roman brenda një dramë ku lëvizin legjendat, shekujt, të fshehtat, sprovat, tradhtitë dhe dashuritë.

Në roman flasin shqiponjat, gurët, djajtë, engjëjt, fëmijët, të rriturit, të mbijetuarit, me dyshimet dhe të vërtetat rreth tyre. Secili nga figurat mitike zbulon fuqinë e tij, misterin, dhunën, fatkeqësinë, mallkimin, humbjen apo fitoren për të prekur lirinë! Shpirtrat e heronjve së bashku me shqiponjat fluturojnë qiellit të kaltër duke u bërë të pavdekshëm në duel me përbindëshat dhe hijenat.

Mobi Casa

Romani shpesh kthehet në retrospektivë ku zhvillohen ngjarje në një univers po ashtu të pavdekshëm, sa imagjinar po aq edhe real. Pasqyrimi fantastik i vendlindjes frymëzohet nga mitet.

Ky roman me një gjuhë të thjeshtë shkruar me mjeshtëri nga Angjelina Marku, na sjell përmasën e jetës ngadhënjyese të shqiptarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.