FIDANISHTJA

Drama për demarkacionin merr fund të martën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pas tri seancave të dështuara, Kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca e radhës për votimin të mbahet të martën, në ora 16:00.

Koalicioni qeverisës me rikthimin e Donika Kadaj-Bujupi në AAK dhe me votën e deputetit boshnjak, i cili është pjesë e Listës Serbe, Adem Hoxha (Hodza), ka siguruar plot 2/3 e votave (80) të deputetëve në Kuvend, që janë të mjaftueshme që marrëveshja me Malin e Zi të ratifikohet.

Disa deputetë të koalicionit kanë qenë në mëdyshje që të votojnë demarkacionin, një ndër ta edhe Nait Hasani, i cili ditë më parë tha se vota e tij kuptohet kur të votojë, andaj kjo marrëveshje është në fije të perit që të dështojë ose ose edhe të kalojë.

Megjithëkëtë, kështu nuk mendon Avni Arifi, shef i kabinetit të kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ai i tha lajmi.net, se është i bindur se demarkacioni ditën e martë do të merr epilog.

“Ne po besojmë se kemi me i mbërri 80 vota, pasi është interes i vendit, është interes madhor i vendit. Kosovës i hapet krejtësisht një perspektivë tjetër. Janë adresuar problemet të cilat ne i kemi pasur si shoqëri në lidhje me demarkacionin dhe besojë që është një hap shumë i madh për Kosovën dhe nuk ka asnjë arsye pse të dështojë dikush”, ka thënë ai.

Vendimet e mëdha janë vendime të vështira, njerëzit po kanë dilema, thotë Arifi, por deklaron se “ Ne e dimë se është shumë e vështirë të merret një vendim, por ne besojmë se do të mbizotëroj arsyeja dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës të martën do vetojnë këtë vendim kyç.”

United Hospital

Në pyetjen se a po bisedojnë me ndokënd tjetër për të pasur vota plus dhe kush janë ata deputetët, Arifi u përgjigj:

“Ne po bisedojmë edhe me ma shumë se 80, kryesisht shqiptarë, por edhe serbët. Ne do të kishim preferu që të martën të votohet më 120 vota, këtë preferencë ne po e ndërtojmë me angazhim maksimal”, është shprehur ai.

Tutje, Arifi u ka bërë thirrje edhe publike edhe private secilit deputetët pa marrë parasysh partinë politike, pa marrë parasysh etnisë, “sepse është interes i Kosovës, sepse me këtë po përmbyllet hapi i fundit për lëvizje të lirë të qytetarëve. Jemi i vetmi vend në Evropë me kufizim të lirë të lëvizjes, andaj me këtë po i bashkohemi Evropës.”

“Është interes i Kosovës, është interes i çdo qytetari të Kosovës pasi prekë çdo qytetarë dhe të jesh 18 vjet dhe ta kesh lirinë e lëvizjes nëpër Evropë pas viza është ngjarje e madhe për secilin qytetar”, ka thënë Arifi.

Në fund, ai ka thënë se është shans i çdo deputeti në Parlament që t’ia ofroj lirinë qytetarëve të Kosovës dhe izolimi të marr fund.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.