ARKATANA

“Drama” e Demarkacionit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pavarësisht premtimeve, seanca për votimin e Demarkacionit me Malin e Zi nuk do të mbahet as sot, përderisa partnerët e koalicionit qeverisës përsërisin se kjo çështje do ta marrë epilogun këtë javë, gati tri vjet pas nënshkrimit në Vjenë të Austrisë, shrkuan sot Gazeta “Zëri”.

E nisur tri vjet më parë drama mbi Demarkacionin pritet të përfundojë këtë javë. Kështu së paku po zotohen partnerët e koalicionit qeverisës, të cilët thonë se Marrëveshja për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi do të marrë epilogun shumë shpejt.

LEXO EDHE: Koalicioni pa numra në Kuvend

Pavarësisht kësaj, zyrtarisht ende nuk është vendosur se kur do të mbahet vazhdimi i seancës për ratifikimin e Demarkacionit, e cila u ndërpre tri herë gjatë muajit të shkuar.

Uji Dea

Derisa zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli është shprehur i bindur se këtë javë përmbyllet gjithçka, nga AAK-ja kanë thënë se ende nuk ka diçka konkrete sa i përket seancës, shkruan tutje “Zëri”.

Megjithatë, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) janë shprehur të bindur se çështja e Marrëveshjes së Vjenës do të përmbyllet shumë shpejt.

Në anën tjetër nga LDK-ja kanë vlerësuar se Demarkacioni duhet të përfundojë sa më parë dhe menjëherë pas kësaj të rrëzohet Qeveria e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj. Se Qeveria duhet të rrëzohet ka konsideruar edhe partia tjetër opozitare, lëvizja “Vetëvendosje”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.