Dragan Nikoliq me aktakuzë të ngritur kandidatë për kryetar të Parteshit

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan Departamenti për krime të rënda ka ngritur aktakuzë ndaj Dragan Nikoliqit për përdorim të pasurisë së paautorizuar. Nikoliqi dyshohet se ka keqpërdorur rreth 45 mijë euro. Edhe pse me aktakuzë të ngritur Nikoliq nga Beogradi është propozuar si kandidatë për kryetar komune në Partesh.
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Dragan Nikoliqit nga fshati Pasjan i dyshuar se gjatë muajit qershor 2012, pa autorizim ka përdorur pasurinë e luajtshme, duke shfrytëzuar një tenderë të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete për shpërndarjen e pasurisë – materialit ndërtimor për 15 familje serbe, ndërsa i njëjti këtë numër e ka rritur në 51 familje për ta shfrytëzuar për nevojat e tija raporton rajonipress.
Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokurori Agron Uka , Nikoliq dyshohet se ka keqpërdorur rreth 45 mijë euro. Në aktakuzë janë precizuar edhe deklaratat e dëshmitarëve Zana Kotori, Miodrag Djekiq, Nada Bajcetiq, Aleksandër Djekiq, Aldin Alija.
Dragan Nikoliq ndryshe figuron edhe në listën e Serbisë-Beograd për kandidatët që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për kryetar të Komunës së Parteshit.
Sipas burimeve tona Nikoliqi ka qenë pjesë e strukturave paralele dhe ka bërë presion të vazhdueshëm tek kryetari aktual Nenad Cvetkoviq se gjoja ky i fundit është pjesë e UÇK- dhe Qeverisë Thaçi./rajonipress/