United Hospital

Draftligji për Ushtrinë procedohet të hënën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pavarësisht kundërshtimeve nga Lista Serbe, Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës (MFSK) është zotuar se të hënën, përkatësisht më 30 prill 2018, do ta dërgojë në Qeverinë e Kosovës Draftligjin për Ushtrinë e Kosovës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

“MFSK-ja është duke kryer aktivitetet dhe obligimet e veta sipas planit legjislativ të Qeverisë. Aktualisht jemi në pritje të deklaratës financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave, si dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane në mënyrë që draftligjet të jenë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së. Ne në përputhje me Strategjinë Legjislative të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të Planit Veprues të MFSK-së, deri më 30 prill do ta dërgojmë Draftligjin në Qeveri”, ka thënë për gazetën “Zëri” Ibrahim Shala, drejtor i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në MFSK, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

United Hospital

Sipas Shalës, deri më 30 prill synojnë ta marrin edhe deklaratën financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave, si dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane. “Ky hap do të merret në momentin që do ta marrim deklaratën financiare për koston buxhetore nga Ministria e Financave, si dhe pëlqimin nga Ministria e Integrimeve Evropiane. Jemi të sigurt se kjo do të ndodhë para 30 prillit 2018”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.