United Hospital

Drafti i Këshillit të BE-së për javën e ardhshme: A parashihet heqja e vizave për kosovarët

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

27 vendet anëtare të BE-së do të takohen në Këshillin që udhëhiqet nga presidenca e Sllovenisë për të adresuar çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor. Në draftin e konkluzave që do të prezantohet javën e ardhshme do të diskutohet edhe liberalizimi i vizave për Kosovën.

Në atë draft s’parashihet ndonjë veprim konkret për heqjen e vizave për kosovarët dhe çështja është ende në shqyrtim në Këshillin e BE-së.

“Këshilli e kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe kujtohet se Komisioni Evropian e ka dhënë rekomandimin, Parlamenti Evropian e ka mbështetur, porse tash çështja ndodhet në shqyrtim në Këshill”, thuhet në draftin e konkluzave që e posedon REL, transmeton Gazeta Express.

ARKATANA

Por aty thuhet që Kosova duhet t’i respektojë dhe zbatojë marrëveshjet që kanë dalë nga dialogu i deritanishëm.

“Këshilli përsërit pritjet e fuqishme që të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, të respektohen dhe zbatohen pa vonesa. Të dyja palët duhet, po ashtu, t’i shmangin veprimet që dëmtojnë stabilitetin, si dhe retorikën që nuk është e favorshme për dialogun”, thuhet në këtë draft konkluzash.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.