Fundamenti

Draft-statuti i Asociacionit, Joseph tregon pikën e mospajtimit me Kurtin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Profesori i Universitetit Johns Hopkins në Washington, Edward P. Joseph ka folur për insistimin e kryeministrit Albin Kurti për një draft -statut të ri edhe pse përmbajtjes së propozimit evropian i kishte thënë po.

“Kryeministri Kurti pranoi përmbajtjen, pranoi fjalët e statutit. Ishte forma rreth së cilës ai kishte shqetësime. Forma duhet të kishte blloqe nënshkrimesh. Kështu që ai pranoi përmbajtjen, por kishte një rezervë për formën, që e kuptoj. Por nuk e kuptoj tani, në qoftë se ju e pranuat përmbajtjen, si mund të thoni tani: Oh, dua të bëjë një statut tjetër. Këtë nuk e kuptoj” ka thënë Joseph.

Profesori amerikan i është referuar ngjarjes së vitit të kaluar në Bruksel kur krerë të tre shteteve të BE-së Francës, Gjermanisë e Italisë kishin zhvilluar takime me Kurtin e Vuçiqin.

Eco Higjiena

Joseph thotë se i jep të drejtë Kurtit për nënshkrimin.

“Mendoj se është e arsyeshme që kryeministri Kurti të kërkojë nënshkrim. Për mendimin tim, kjo është plotësisht e arsyeshme. Kemi parë çfarë bëri presidenti Vuçiq, pas gjithë kësaj dhe kështu me radhë, dhe normalisht ju e bëni këtë. Duhet të kujtoni se presidenti Vuçiq nënshkroi marrëveshjen e Uashingtonit megjithëse pak ndryshe, por ai nënshkroi. Dhe kështu mendoj që është në rregull”, ka thënë Joseph për RTV21, transmeton Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.