Eko Higjiena

Draft-rezoluta e Luginës mbetet në Kuvend, s’ka ende datë për seancë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kanë kaluar më shumë se tre javë që kur përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë prezantuar një draft-rezolutë të tyre për bashkimin e kësaj zone me Kosovën.

Këtë draft-rezolutë ata e prezantuan gjatë një konference të përbashkët për media me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku edhe kërkuan nga Institucionet e Kosovës që sa më parë të thirret një seancë e jashtëzakonshme dhe të miratohet kjo rezolutë.

Mirëpo, një seancë e tillë ende nuk është thirrur.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi në një prononcim për Indeksonline ka treguar se kjo rezolutë tashmë gjendet në Kuvendin e Kosovës.

Edhe pse nga përfaqësuesit e Luginës së Preshevës ishte kërkuar që kjo kërkesë e tyre të trajtohet sa më parë, ajo ende nuk është në agjendën e Kuvendit dhe nuk dihet se kur do të futet.

Hidromorava

“Se kur do te jete ne agjendë, do te informoheni përmes ueb-faqes se Kuvendit”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.

Ndryshe, Indeksonline ka kontaktuar edhe me disa nga përfaqësuesit e Luginës për këtë çështje, mirëpo të njëjtin nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndërkohë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon t’u bëj thirrje partive politike për përkrahjen e idesë së tij për korrigjimin e kufijve me Serbinë, e cila do mundësonte edhe bashkimin e Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit me Kosovën.

Por, këtë ide nuk po e përkrahin opozita, as AAK dhe Nisma./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.