UBT

Dr. Vjollca Kadolli nga shërbimi ndaj njeriut, drejt shërbimit ndaj shtetit

/ 8 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Jam dhe do të mbetem një grua e veprës, e fjalës së mbajtur dhe e këmbëve në tokë. Një nënë, motër dhe bijë e këtij vendi, e rritur me vlerat e punës, barazisë dhe respektit për çdo qytetar, pa dallim. Ju ftoj me sinqeritet të më mbështesni, ashtu siç më keni mbështetur gjithmonë. Bashkë mund ta ndërtojmë një përfaqësim të ndershëm, profesional dhe njerëzor në Kuvendin e Kosovës ka shkruar Vjollca Kadolli.

Postime dhe përkrahje të përmbledhura për Vjollca Kadollin

Me ndjenjë të thellë përgjegjësie dhe mirënjohjeje, ju njoftoj se jam zyrtarisht kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Ky kandidim është rezultat i një besimi të dhënë njëzëri nga Kryesia e Degës së LDK-së në Viti, në krye me kryetarin z. Sokol Haliti. Për mua, ky besim nuk është vetëm nder, por mbi të gjitha detyrim moral dhe përgjegjësi publike.

Që nga viti 2008, si mjeke në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, e deri në përgjegjësitë drejtuese që më janë besuar ndër vite, jam përpjekur që çdo detyrë ta kryej me ndershmëri, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë ndaj qytetarëve. Shëndetësia për mua nuk ka qenë kurrë thjesht profesion, por mision njerëzor.

Angazhimi im vullnetar në nisma qytetare, kontributi në fushën e shëndetit publik, fuqizimin e rolit të gruas në jetën publike, puna në Këshillin Profesional të Shëndetësisë, si dhe përvoja ime si asambleiste komunale në tri mandate, drejtoreshë e QKMF-së në dy mandate dhe anëtare e Bordit të SHSKUK-së, kanë ndërtuar themelet e një rrugëtimi të qëndrueshëm profesional dhe politik.

Një kapitull i veçantë i këtij rrugëtimi është kontributi im në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në ditët më të vështira për vendin, si dhe përballja ballë për ballë me pandeminë COVID-19, ku së bashku me ekipin e QKMF-së në Viti, ndër të parët në Kosovë, rrezikuam shëndetin personal për të mbrojtur shëndetin publik.

Sot, me këtë kandidim, synoj që dijen, përvojën dhe integritetin tim t’i vë drejtpërdrejt në shërbim të qytetarëve të Vitisë dhe të gjithë Kosovës, me fokus të veçantë në shëndetësi, mirëqenie sociale, barazi dhe politika zhvillimore të qëndrueshme.

Një ndër prioritetet e mia do të jetë edhe adresimi serioz i krizës së ujit, veçanërisht në rajonin e Anamoravës. Mungesa e ujit të sigurt nuk është vetëm çështje infrastrukturore, por kërcënim për shëndetin publik dhe dinjitetin njerëzor. Studimet profesionale dhe dokumentet strategjike komunale e konfirmojnë nevojën për zgjidhje afatgjate, përfshirë ndërtimin e një liqeni akumulues mbi lumin Morava e Binçës, një projekt jetik për të ardhmen e rajonit.

Jam dhe do të mbetem një grua e veprës, e fjalës së mbajtur dhe e këmbëve në tokë. Një nënë, motër dhe bijë e këtij vendi, e rritur me vlerat e punës, barazisë dhe respektit për çdo qytetar, pa dallim.

Ju ftoj me sinqeritet të më mbështesni, ashtu siç më keni mbështetur gjithmonë. Bashkë mund ta ndërtojmë një përfaqësim të ndershëm, profesional dhe njerëzor në Kuvendin e Kosovës.

? Numri im në listën e LDK-së është 72

? Votoni LDK – 123

? Votoni Dr. Vjollca Kadolli – 72

Me respekt dhe përkushtim,

Dr. Vjollca Kadolli Halili

Vjollca Kadolli, përfaqësim me integritet, shërbim me zemër

Fundamenti

Vjollca Kadolli meriton përkrahje gjithë popullorë. Ajo është shembulli i gruas që i ka shërbyer vendit në çdo etapë të jetës: si luftëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si heroinë e vijës së parë gjatë pandemisë COVID-19 dhe si mjeke e përkushtuar që për më shumë se dy dekada ka qenë pranë qytetarëve të Vitisë.

Një doktore e respektuar, një profesioniste e zgjuar dhe një personalitet me këmbë në tokë, Vjollca Kadolli ka fituar besimin e qytetarëve jo me fjalë të mëdha, por me vepra konkrete. Me sjelljen e saj njerëzore, korrektësinë dhe komunikimin e sinqertë, ajo ka lehtësuar dhimbjen dhe shqetësimet e mijëra pacientëve, duke mos bërë kurrë dallim mes qytetarëve.

E lindur dhe e rritur në Suharekë, me rrënjë të forta në vlerat familjare, sot e martuar dhe e angazhuar në Viti, ajo ka ditur gjithmonë të mbajë me vete dashurinë për vendin dhe njerëzit. Studimet për mjekësi nuk i zgjodhi rastësisht – për Vjollcën, shërbimi ndaj njeriut ka qenë mision jetësor, jo thjesht profesion.

Si drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ka dëshmuar lidership, profesionalizëm dhe rezultate konkrete, duke qenë gjithmonë në shërbim të pacientëve dhe stafit shëndetësor. Kontributi i saj si ushtare e UÇK-së mbetet dëshmi e guximit, sakrificës dhe dashurisë së pakushtëzuar për atdheun.

Në çdo përgjegjësi publike që ka marrë si ish-asambleiste komunale në tri mandate, si anëtare e Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe si aktiviste politike në LDK – Vjollca Kadolli ka treguar se është lidere e drejtë, e përgjegjshme dhe me integritet të lartë. Angazhimi i saj në LDK dhe në Forumin e Gruas flet për përkushtimin ndaj demokracisë, barazisë dhe fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri.

Sot, si kandidate për deputete nga radhët e LDK-së, me numrin 72 në listën zgjedhore 123, ajo përfaqëson zërin e qytetarëve, shpresën për përfaqësim të ndershëm dhe punën e palodhur për një Kosovë më të drejtë dhe më humane.

Prandaj, ta mbështesim Vjollca Kadollin për deputete në Kuvendin e Kosovës – sepse ajo ka dëshmuar se fjalën e mban dhe premtimet i realizon.

Vjollca Kadolli, shembull i shërbimit, guximit dhe integritetit

Vjollca është një grua me zemër të madhe, përkushtim të jashtëzakonshëm dhe integritet të pakrahasueshëm. Rrugëtimi i saj në shëndetësi dhe angazhimi i pandërprerë për komunitetin dëshmojnë qartë vlerat që ajo bart dhe i jeton çdo ditë. Ky hap i saj i ri është dëshmi e guximit dhe përgjegjësisë për t’i shërbyer qytetarëve edhe në nivel kombëtar.

Me respekt dhe krenari mbështesim kandidaten e LDK-së, Dr. Vjollca Kadolli, kandidate për Kuvendin e Republikës së Kosovës në zgjedhjet e 28 dhjetorit një emër që mishëron shërbimin publik, guximin dhe përkushtimin ndaj vendit dhe qytetarëve.

Si pjesëmarrëse në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dr. Kadolli ka dëshmuar guxim në ditët më të vështira për vendin. Si heroinë e kohës së pandemisë COVID-19, ajo, së bashku me ekipin e QKMF-së në Viti, ndër të parët në Kosovë, u përball drejtpërdrejt me sfidën shëndetësore, duke rrezikuar edhe shëndetin personal për t’u dalë në ndihmë qytetarëve.

Me përvojë shumëvjeçare si asambleiste, si mjeke e përkushtuar dhe së fundmi si drejtoreshë e QKMF-së në Viti, Dr. Vjollca Kadolli ka dëshmuar se di të udhëheqë, të shërbejë dhe të mbrojë interesin publik. Ajo është një grua e veprës, e përgjegjësisë dhe e besimit.

Për më shumë se dy dekada shërbim në Komunën e Vitisë, ajo ka qenë gjithmonë pranë qytetarëve, me sjellje njerëzore, fjalë të mira dhe trajtim të barabartë për të gjithë, pa dallim. Me këmbë në tokë dhe me respekt për secilin qytetar, ajo ka fituar besimin dhe mirënjohjen e komunitetit.

Me sinqeritetin më të madh, ftojmë qytetarët e Komunës së Vitisë t’i japin një mbështetje të fuqishme Dr. Vjollca Kadollit dhe t’ia sigurojnë një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Ajo është një grua e fuqishme, një nënë e përkushtuar, një motër dhe zë i të gjithë qytetarëve të Vitisë.

Meriton përkrahje.

? Votoni Dr. Vjollca Kadollin – Nr. 72

? Votoni LDK – Nr. 123