Uji Dea

Dr.Roza Allabashi, shkencëtarja shqiptare në kiminë e ujit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Po vazhdojnë sukseset e shqiptarëve në fusha të ndryshme edhe jashtë vendit, ata po integrohen dhe po arrijnë të jenë mjaft të aftë në punën që bëjnë, shkruan albinfo.ch. Këtë sukses e ka arritur edhe Dr. Roza Allabashi, e cila është shkencëtare shqiptare në kiminë e ujit. Doktor shkencash teknike në kiminë analitike, ajo gjithashtu jep kontributin e saj si shkencëtare në Institutin për Inxhinierinë Sanitare dhe Kontrollin e Ndotjes së Ujërave në Austri.

Përveq kësaj, ajo është gjithashtu edhe bashkëpunëtore shkencore e Universitetit të Teknologjisë në Vjenë.

Shkencëtarja shqiptare është renditur edhe në faqen Intellectual Brand Albania, si vlerë e brendit kombëtar, në prezantimin e së cilës kjo faqe ka bashkangjitur edhe dy thënie:

ARKATANA

“Shumë vende nuk kanë fat që të jenë ekonomikisht të pasura, por pothuajse të gjithë janë të pasur me pasuri të patrupëzuara: pothuajse çdo vend në tokë posedon një larmi të madhe të kapitalit kulturor, historik, gjeografik, njerëzor dhe intelektual”. (Simon Anholt)

“E ardhmja e kombit tonë pa dijeninë, përvojën dhe kapitalin intelektual të diasporës, do të jetë si një pikturë pa sfond”. (Andrea Papa)

https://www.albinfo.ch/dr-roza-allabashi-shkenctarja-shqiptare-ne-kimin-e-ujit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.