ARKATANA

Dr. Rabit Dermaku merr drejtimin e PDK-së në Kamenicë pas një rrugëtimi të gjatë politik

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Dr. Rabit Dermaku është emëruar në krye të Degës së PDK-së në Kamenicë, pas një angazhimi të gjatë politik dhe organizativ brenda strukturave të partisë.

Dermaku konsiderohet një nga figurat më aktive dhe më të besueshme të Partisë Demokratike të Kosovës në Kamenicë, duke qenë pjesë e saj që nga themelimi.

Përgjatë viteve, ai ka ushtruar disa funksione të rëndësishme politike dhe organizative, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në forcimin dhe organizimin e degës së PDK-së.

Ai ka shërbyer për pesë mandate në pozita drejtuese, ndërsa ka qenë edhe anëtar i Këshillit Drejtues të degës. Po ashtu, për një periudhë të gjatë ka ushtruar detyrën e shefit të Grupit të Asambleistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Kamenicës, duke përfaqësuar partinë në vendimmarrje lokale dhe në adresimin e çështjeve me interes për qytetarët.

UBT

Në periudhën 2021–2025, Dermaku ka mbajtur edhe pozitën e nënkryetarit të Degës së PDK-së në Kamenicë, ku është dalluar për angazhim të vazhdueshëm në proceset organizative dhe politike të partisë.

Në zgjedhjet e fundit brenda degës, ai rezultoi ndër kandidatët më të besuar nga strukturat dhe anëtarësia e PDK-së, duke marrë kështu besimin për të udhëhequr Degën e PDK-së në Kamenicë në periudhën e ardhshme.

Emërimi i tij po vlerësohet si një hap drejt fuqizimit dhe konsolidimit të mëtejmë të strukturave të PDK-së në Kamenicë, me synimin për organizim më të fortë politik dhe përgatitje për proceset e ardhshme zgjedhore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.