UBT

Dr. Edin Nevzati zgjidhet kryemjek i Neurokirurgjisë në Lucern dhe pedagog universitar në Bazel

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me emërimin e tij si pedagog, Universiteti i Bazelit njeh arritjet e tij të jashtëzakonshme në kërkimet shkencore

Njohje e dyfishtë për arritjet e Dr. med. Edin Nevzati në Spitalin Kantonal të Lucernit (LUKS): Ai u gradua nga menaxhmenti në kryemjek në Neurokirurgji dhe njëkohësisht u emërua pedagog privat nga Universiteti i Bazelit, transmeton albinfo.ch.

PD Dr. med. Edin Nevzati ka studiuar mjekësi në Universitetin e Cyrihut. Pasi ka punuar në klinikat e neurokirurgjisë të spitaleve kantonale në Winterthur dhe Aarau si dhe në LUKS, ai u bë specialist në neurokirurgji në vitin 2016 dhe u bë mjek i lartë në neurokirurgji dhe kirurgji të shtyllës kurrizore në LUKS në Lucern.

Nga viti 2017 deri në vitin 2019, ai ka thelluar njohuritë e tij shkencore dhe klinike me një bursë shkencore në Universitetin e Bernës dhe bursa klinike në neuro-onkologji dhe kirurgji komplekse të shtyllës kurrizore në Universitetin e Kolorados (SHBA), thuhet në një njoftim të faqes në inzernet të Spitalit Kantonal të Lucernit (LUKS).

ARKATANA

Në vitin 2019 ai u kthye në LUKS si mjek i lartë në Neurokirurgji dhe kirurgji të shtyllës kurrizore. Në vitin 2020 u gradua mjek i lartë me funksion të veçantë dhe në nëntor 2023 si kryemjek.

PD Dr. Edin Nevzati ka përvojë të gjerë klinike dhe shkencore në fushën e onkologjisë kraniale dhe spinale, përcjell albinfo.ch. Me emërimin e tij si pedagog privat në shtator 2023, Universiteti i Bazelit njeh arritjet e tij të jashtëzakonshme në kërkimin shkencor dhe mësimdhënien dhe i jep atij një licencë mësimdhënieje (Venia Docendi).

Dr. Edini është i lindur në Prizren, rrjedh nga një familje intelektuale. Në Zvicër (Cyrih) familja e tij është shpërngulur në fillim të viteve `90 të shekullit të kaluar. Këtu ai ka ndjekur shkollimin që nga shkolla fillore deri në universitet.
https://www.albinfo.ch/dr-edin-nevzati-zgjidhet-kryemjek-i-neurokirurgjise-ne-lucern-dhe-pedagog-ne-universitetin-e-bazelit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.