Mobi Casa

DPA: Gjykata Kushtetuese bllokon Parlamentin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Agjencia shtetërore gjermane e lajmeve DPA, ka raportuar për vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Sipas saj, Kosova tani kërcënohet nga kaosi politik dhe ekonomik.

Më poshtë mund të lexoni raportin e kësaj agjencie.

“Plot dy muaj pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, Gjykata Kushtetuese në Prishtinë ka shpallur të pavlefshme seancën konstituuese të Parlamentit të 17 korrikut. Kështu është anuluar edhe zgjedhja e liderit të opozitës Isa Mustafa si kryetar i Kuvendit. Meqenëse Parlamenti tani është i bllokuar dhe askush nuk e di se si mund të kapërcehet bllokada, vendi sipas vlerësimeve të komentuesve në Kosovë kërcënohet nga kaosi politik dhe ekonomik.

Mobi Casa

Me vendimin e saj Gjykata iu përgjigj një kërkese të kryeministrit të deritanishëm Hashim Thaçi, i cili kërkon për partinë e tij PDK postin e kryetarit të Parlamentit dhe atë të kryetarit të qeverisë. Me 37 nga 120 deputetët e Parlamentit, PDK ka grupin më të madh parlamentar në Kuvendin e Kosovës. Por, deri tani tri partitë opozitare kanë refuzuar të bashkohen në një grup të përbashkët parlamentar me 47 vende. Së bashku me deputetët të tjerë ato zgjodhën me 65 vota politikanin e tyre kryesor Isa Musatafa për postin e kryetarit të parlamentit.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese situata është e bllokuar: meqë asnjë parti tjetër nuk pranon të bashkëpunojë me PDK ajo nuk arrin të krijojë një shumicë. Opozita e deritanishme mund të krijojë një shumicë, por në bazë të vendimit të Gjykatës nuk mund të ndërmarrë asgjë pa PDK si grupi më i madh parlamentar. Kështu 46 vjeçari i Thaçi i është afruar objektivit të tij për zgjedhje të reja vetëm dy muaj pas zgjedhjeve të fundit të parakohshme”, raporton DPA.