UBT

Douglas M. Padgetf nga Departamenti i shtetit të SHBA-ve, vizitoi KBI në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Të enjten pasdite Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan e vizitoi, Dauglas M. Padgetf nga Departamenti i shtetit të SHBA-së, drejtoria për të drejtat fetare. Atë e shoqëruan edhe zonja Sousan Abadian nga zyra për të drejta fetare si dhe Mimoza Jupa këshilltare politike për kontakt me bashkësitë fetare në Ambasadën e SHBA në Prishtinë.

Mysafirët nga SHBA i priti kryetari i KBI në Gjilan Naim Aliu me bashkëpunëtorë, i cili njoftoi për punën e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan e në veçanti për kujdesin që po i ipet marrëdhënieve ndërfetare në Komunën e Gjilanit dhe bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të konfesioneve fetare.

Mobi Casa

Mysafirët të kënaqur me punën e Këshillit të Bashkësisë Islame inkurajuan që edhe në vazhdim të ketë aktivitete të ndërsjella të cilat bashkojnë njerëzit në sfera të ndryshme e në veçanti në mes të komuniteteve fetare në Kosovë./rajonipress/