UBT

Dosja e Hasanit ‘dridh’ Kushtetuesen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në rast se ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, do të shpallet fajtor për “Keqpërdorim të pozitës zyrtare”, kjo do të kishte konsekuenca të mëdha edhe në Gjykatën Kushtetuese edhe në vendimet që janë marrë nga kjo Gjykatë, nga 30 gushti i vitit 2014. Kështu kanë vlerësuar përfaqësuesit e subjekteve opozitare dhe ekspertët kushtetues, sipas të cilëve, vazhdimi i mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë ka qenë antikushtetues.

Më 30 gusht 2014 presidentja, Atifete Jahjaga, ua ka vazhduar mandatin tre gjykatësve ndërkombëtarë në Gjykatën Kushtetuese, pa marrë miratimin e Kuvendit. Kështu Avokati i atëhershëm i Popullit, Sami Kurteshi, ka paraqitur ankesë në Kushtetuese kundër dekretit presidencial, por këtë ankesë kjo Gjykatë e shpalli të papranueshme duke e lënë në fuqi dekretin e presidentes.

Mobi Casa

Ndërkohë, Avokati i Popullit ka vazhduar procedurën për ta kuptuar nëse tre gjykatësit ndërkombëtarë kanë marrë pjesën në këtë vendim, pasi që kjo do të paraqiste konflikt interesi. I vetmi që është përgjigjur ka qenë gjyqtari, Robert Carolan, i cili deklaroi që nuk ka marrë pjesë kur është marrë ai vendim. Kjo ka bërë që Kushtetueses t’i pamundësohet kuorumi për të nxjerrë vendime. Prandaj kjo nënkupton se vendimi është marrë pa kuorum, por në vendimin e nënshkruar nga Enver Hasani thuhet që edhe Robert Carolan ka qenë pjesë e këtij vendimi. Prandaj dyshohet se Hasani ka falsifikuar këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.