Eko Higjiena

Dosja e çështjes Thaçi dhe të tjerët gati për transferim më 15 dhjetor, caktohet trupi gjykues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekateriana Trendafilova, e ka caktuar përbërjen e trupit gjykues në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky trup gjykues do të përbëhet nga gjyqtarët Charles Smith III, Christoph Barthe, Guénaël Mettraux dhe Fergal Gaynor, gjyqtar rezervë.

Njoftimi për këtë është bërë publik në faqen zyrtare të gjykatës.

Tutje, është bërë e ditur se gjykatësi i procedurës paraprake ka njoftuar kryetaren e Dhomave të Specializuara në Hagë se dosja e çështjes kundër ish-krerëve të UÇK-së do të jetë gati për t’i kaluar trupit gjykues më 15 dhjetor 2022.

FITORJA

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.