Hidromorava

Dosja “Dikoviq”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Një pjesë e kafkës dhe e këmbës së babait të Rrustem Rukollit, Zymerit, pushon në varrezat e Rezallës. Pjesa tjetër e eshtrave është tretur diku në dheun e Rudnicës në Serbi, atje ku Milicia dhe Ushtria e këtij shteti e kishin dërguar pas vrasjes në vitin 1999. Njeri prej përgjegjësve të qindra vrasjeve, duke e përfshirë edhe vrasjen e Zymerit, ka trazuar shpirtrat e të gjallëve në Drenicë.

Lubisha Dikoviq ka qëndruar këtë javë në Prishtinë. Rrustem Rukollin e ka bërë të qajë kjo vizitë. Tre lot rrëke i rrjedhin atij kur kujton vrasjen e të atit, zhdukjen e trupit, gjetjen e pak kockave dhe rivarrimin e tyre në Rezallë në mesin e 94 viktimave të tjera civile, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Ka qenë një lehtësim. Tash të paktën kur vijmë këtu nuk është varri i zbrazët, siç ka qenë përpara. Është një lehtësim, pa dyshim”, thotë Rrustem Rulolli i gjendur mes varresh në Rezallë.

ARKATANA

Ai ka varrosur vitin e kaluar pak kocka nga trupi i të atit të gjetur në varrezën masive në Rudnicë të Serbisë. Atje ishte dërguar pasi ishte vrarë bashkë me fqinjët e tij të Rezallës gjatë luftës në Kosovë. Vrasjen e ka kryer brigada e 37-të motorike e udhëhequr nga Lubisha Dikoviq, i cili aktualisht udhëheq Ushtrinë e Serbisë. Përgjegjës për vrasjen dhe zhdukjen e trupave të 250 shqiptarëve është bërë, duke u bazuar në një kallëzim penal të Fondit për të Drejtën Humanitare që udhëhiqet nga Natasha Kandiq.

http://koha.net/?id=27&l=86499

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.