Fundamenti

Doris Pack i thotë Haradinajt se s’ke bazë të bëhesh Kryeministër

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputetja gjermane e Parlamentit Evropian ka thënë se ai që fiton vetëm 10 % të votive nuk ka bazë të kërkojë të bëhet kryeminisër i një vendi.

Ndonëse nuk i ka përmendur emrin, Pack e ka lënë të kuptohet se fjalën e ka për kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, subjekti i të cilit i ka fituar rreth 10 % të votave në zgjedhjet e 8 qershorit, raporton Indeksonline.

Në profiling e saj në Twitter, Pack ka shkruar: “Ku është baza: Kryeministër me më pak se 10 % të elektoratit”.

Mobi Casa

Në të njejtin postim, Pack e ka ripërsëritur idenë e saj të thënë edhe më parë se Kosova ka nevojë për koalicionin PDK – LDK.

“Jepini fund ngërçit, depersonalizoni klimën, filloni negociatat PDK –LDK. Kosova ka nevojë për ju”, ka thënë Pack .