HW

Dorina Garuci, ylli i ri i muzikalit në Austri

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Këngëtarja 23 vjeçare ka diplomuar me sukses të shkëlqyer për këngëtare të muzikalit (mjuziklit) dhe po ngjitet me shpejtësi në shkallët e suksesit në fushën e saj
E Shtunë, 6 Gusht 2016 – 13:10 albinfo.ch Dorina Garuci ok.

Para tri vitesh, dy studentët të muzikës nga Brück-u, Markus dhe Ronald Stinauer kishin ftuar kolegen e tyre të studimeve Dorina Garucinnë qytetin e tyre të lindjes për një koncert të vogël, shkruan noen.at. Shqiptarja e re që në paraqitjen e parë pati entuziazmuar publikun me zërin e saj të jashtëzakonshëm, transmeton albinfo.ch. Që atëherë, ajo prezantohet me shumë sukses në koncerte të ndryshme si në Bluesfest në aksione bamirësie dhe në festat e qytetit.

Ndërkohë këngëtarja 23 vjeçare ka diplomuar me sukses të shkëlqyer për këngëtare të muzikalit (mjuziklit) dhe po ngjitet me shpejtësi në shkallët e suksesit në fushën e saj.

FIDANISHTJA

Nga e premtja e kaluar ajo po paraqitet në rolin kryesor të femrës në Teatrin e qytetit në Baden, në muzikalin e suksesshëm “Jekyll&Hyde”. Aty Dorina luan prostitutën e cila dashurohet në dr. Jekyllin, nga i cili vritet si mr. Hyde, përcjell albinfo.ch. Paraqitja e saj në këtë vepër muzikore skenike është shoqëruar me duartrokitje frenetike nga publiku.

Kur ajo, vitin e kaluar kishte marrë pjesë në audicion për këtë rol, po kërkohej në fakt një aktore 30 vjeçare. “Por pastaj ata deshën të më angazhonin patjetër mua”, qeshet 23 vjeçja Garuci, transmeton albinfo.ch. Kështu, ajo tash po paraqitet bindshëm jo vetëm me zërin e saj të fuqishëm por edhe me fuqinë shprehëse të aktrimit dhe vallëzimit.

http://www.albinfo.ch/dorina-garuci-ylli-i-ri-i-muzikalit-ne-austri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.