Hidromorava

Dorian Vërbovci talent i madh i futbollit që po “lulëzon” në futbollin e Belgjikës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Edhe pse vetëm 9 vjeçar, Dorian Vërbovci tani e pesë vite merret me lojën e futbollit. “Bjondi” Verbovci me lojërat të cilat po i tregon në kategorinë e tij në skuadrën e madhe Royall FC Antwerp të Belgjikës sipas shumë trajnerëve, skautve i parashikojnë karrierë të madhe futbollistike.

Edhe pse për nga mosha e re, Dorjani apo siç e thërrasin të gjithë sipas futbollistit të madh Evropian, Kevin De Bruyne, ka nënshkruar kontratë me skuadrën Royall FC Antwerp për tri vite.

“Jam i dashuruar në lojën e futbollit, për mua futbolli është gjithçka, jam shumë i lumtur që kam përkrahjen e babit, mamit e gjyshit tim, një ditë do ti bëjë shumë krenar me paraqitjet e mija në fushën e futbollit”, ka thënë mesfushori Dorian Vërbovci.

Doriani karrierën futbollistike e filloi në DVVC Talent Academie, ku sipas shumë njohësve të futbollit duke e parë talentin e Dorianit e kanë këshilluar që karrierën ta zhvillon në skuadrën e madhe të Belgjikës Antwerp.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre, në mesin tonë ka shumë futbollist cilësor e në veçanti trajnerët janë të mrekullueshëm, do të bëjë gjithçka dhe do të jap më të mirën nga vetja që mos ti zhgënjej së pari familjen e pastaj trajnerët të cilët bëjnë një punë tejet profesionale”, thekson Vërbovci.

Fundamenti

Mesfushori e talenti i madh i futbollit, Dorian Vërbovci, i cili jeton e vepron me prindërit në Holandë të cilët kanë prejardhje nga babai nga Barileva e nëna nga Gjilani, ka një ëndërr tejet të madhe për ta realizuar.
“Ëndërroj që me bashkëmoshatarët e mi nën flamurin e shtetit të Kosovës e në Kombëtaren e Kosovës të jemi në Kampionatin Evropian e Botëror, kjo është ëndërr e prindërve të mi dhe kjo ëndërr uroj të më realizohet, kjo ëndërr nuk është e pamundur”.

Njëri ndër talentet më të mëdhenjj të futbollit në Belgjikë, Dorian Vërbovci, me talentin që ka dhe synimet e tij na bën të ndihemi krenar, ndërsa lirisht mund të themi se futbollit të Kosovës po i vjen një talent i madh i futbollit e pse mos ta kemi edhe ne një futbollist çfarë është Kevin De Bruyne, për të cilin Dorjani e ka idol të futbollit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.