Fundamenti

Dorëzohet propozimi në Tiranë për studentët e Luginës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa dhe Bujanocit, Nagip Arifi janë takuar në Tiranë me ministren e Arsimit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Regjistrimi i studentëve dhe kuotat për studentët shqiptarë nga Lugina e Preshevës ishte takim i sotshëm pasi që ende kuotat për studentët shqiptarë nga trojet nuk është miratuar nga Këshilli Ministrave i qeverisë shqiptare, njofton shërbimi për informim i zyrës së kryetarit të komunës së Preshevës, transmeton Titulli.

Kryetari komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa pas takimit tha se ministres Nikolla i dhanë propozimin për numrin e studentëve për fakultetet përkatëse që duhen të pranohen në Universitete Publike në Shqipëri nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

UBT

Sipas Mustafës, ministrja premtoi se do të ketë parasysh propozimin për student nga Lugina e Preshevës dhe në këshillin e ministrave do të kërkojë që të miratohen kuotat për vitin akademik 2014/2015.

Gjithashtu ministrja Lindita Nikolla bëri të ditur se rangimi i studentëve do të bëhet në bazë të suksesit nga shkolla e mesme, kurse në rast të konkurrencës së madhe do të mbahet provim për rata që janë me sukses dhe pikë të njëjta nga shkolla e mesme.

Mustafa tha se kjo formë është një punë e qëlluar për regjistrimin e studentëve sepse në vitet e kaluara ka pasur disi probleme ku regjistrimet janë bërë edhe në përfundim të semestrit të parë. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.