Eko Higjiena

Dorëhiqet për shkak të afishes “kosovarët therin zviceranin”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Silvia Bär është zëvendësekretare e përgjithshme e SVP/UDC-së në nivel nacional. Por ajo është po ashtu edhe kryetare e Bashkësisë Kishtare të Kishës reformiste në Seedorf të Bernës.

Skandali me pllakatet e shpërndara në vitin 2011 nga kjo parti ku shkruante “kosovarët therin zviceranin” duke iu referuar therjes së një zvicerani nga një kosovar në Interlaken është akuzuar dhe pritet të dalë para gjyqit. Ajo, si funksionare e lartë e partisë se bashku me sekretarin e përgjithshëm Baltiser bart përgjegjësinë objektive për skandalin në fjalë, transmeton albinfo.

Pala paditëse konsideron se teksti i afishuar në atë pllakat ka ndikuar duke ngritur disponimin kundër të huajve gjë kishte sjellë në fitoren e iniciativës kundër Migracionit Masiv. Ky mbishkrim paraqet një thënie paushalle dhe është shkelje e ligjit kundër racizmit. Duke qenë në pozitën e kryetarit ë partisë për këtë duhej të përgjigjej penalisht kryetar i saj Toni Brunner. Por imuniteti i tij prej deputeti e mbron atë nga akuza, gjë që i sjell para gjyqit dy zëvendësit e tij partiakë.

Hidromorava

Ditëve të fundit kundër zëvendëskryetares së SVP-së Silvia Bär është ngritur një politikane lokale nga Berna. Ish deputetja në Kantonin e Bernës, kryetare kantonale e partisë GFL Barbara von Escher nuk mund të imagjinojë që në krye të Bashkësisë Kishtare në Seedorf ku edhe vetë bën pjesë të jetë një person që ndiqet penalisht për paraqitje raciste. Për ketë arsye ajo ka dhënë dorëheqje nga bashkësia në fjalë, shkruan gazeta “Der Bernerzeitung.de”.

Nga ana tjetër Silvia Bär deklaron se “puna në SVP dhe angazhimi në Bashkësinë kishtare në asnjë mënyrë nuk kundërshtojnë njëra tjetrën”. Asaj i vjen keq që dikush për shkak të dallimeve politike po e braktis kishën. Por ajo nuk dëshiron të bëjë panik lidhur me këtë punë në bashkësinë kishtare, ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.