ARKATANA

Dorëhiqet Ekrem Hasani nga pozita e kryetarit të nëndegës së LDK-së në Llashticë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kam dhënë gjithçka nga vetja, me vullnet të plotë, me punë të ndershme dhe me besimin se angazhimi ynë do të sillte rezultate dhe vlerësim të merituar. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive, kam qëndruar gjithmonë në ballë të punës dhe pranë çdo qytetari. Sot, pas një kohe të gjatë angazhimi, kam vendosur të tërhiqem nga kjo detyrë, duke i hapur rrugë një energjie të re, një fryme të re dhe njerëzve që duan të vazhdojnë punën e mirë brenda strukturave të LDK-së ka shkruar Ekrem Hasani.

Postimi i plotë:

I nderuari Kryetar i Degës, z. Lutfi Haziri. Me këtë leter parashtroj dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Kryetarit të Nëndegës së LDK-së, detyrë të cilën e kam ushtruar me nder, përkushtim dhe përgjegjësi të plotë për shumë vite. Gjatë këtyre viteve kam shërbyer për katër mandate rresht si Kryetar i Nëndegës, duke punuar çdo ditë në terren, duke dëgjuar çdo shqetësim dhe duke u angazhuar për çdo çështje që ka prekur bashkëfshatarët tanë.

Kam dhënë gjithçka nga vetja, me vullnet të plotë, me punë të ndershme dhe me besimin se angazhimi ynë do të sillte rezultate dhe vlerësim të merituar. Pavarësisht sfidave dhe vështirësive, kam qëndruar gjithmonë në ballë të punës dhe pranë çdo qytetari. Sot, pas një kohe të gjatë angazhimi, kam vendosur të tërhiqem nga kjo detyrë, duke i hapur rrugë një energjie të re, një fryme të re dhe njerëzve që duan të vazhdojnë punën e mirë brenda strukturave të LDK-së.

Uji Dea

Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë simpatizantët, votuesit, aktivistët dhe anëtarët e Nëndegës sonë, të cilët për katër mandate me kanë përkrahur, më kanë besuar dhe kanë qëndruar gjithmonë pranë meje.

Mbështetja juaj ka qenë shtylla kryesore e forcës sime. Ju falënderoj nga zemra për çdo votë, besim, mbështetje dhe bashkëpunim ndër vite. Do të mbetem gjithmonë mirënjohës dhe i respektueshëm ndaj secilit prej jush.

Me respekt, Ekrem Hasani

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.