Fundamenti

Dorëheqjet e vitit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kombëtarja e Shqipërisë dhe Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nuk arritën të kualifikohen në botërorin “Rusia 2018”, por megjithëkëtë ato ishin në qendër të vëmendjes në opinionin mbarëshqiptar, shkruan zeri.info.

Derisa Shqipëria përfundoi e treta në një grup tejet të vështirë, ku kundërshtarë kishte edhe spanjollët e italianët, Kosova ka përfunduar e fundit me 9 humbje e vetëm me një barazim.

Dhe për këtë rezultat tejet negativ kritikat më të ashpra i ishin drejtuar selektorit Albert Bunjaki, prej të cilit shumë moti kërkohej dorëheqja e të cilën e ofroi me përfundimin e ciklit kualifikues për Botëror.

Mobi Casa

Dorëheqja e Bunjakit ishte bërë lajm i madh në Kosovë, pasi bëhej fjalë për shkuarjen e një njeriu që e mbante atë postë nga viti 2009, kohë prej së cilës kishte nisur ta bëjë gati Kosovën për arenën ndërkombëtare menjëherë pas anëtarësimit në UEFA e në FIFA.

Dorëheqje me peshë ishte edhe ajo e Gianni de Biasit, i cili vlerësohet si hero i kualifikimit të Shqipërisë në “Euro 2016”.

Italianit i kishte dalë nga kontrolli skuadra dhe zgjidhja e vetme ishte lirimi i vendit për Christian Panuccin, kur viti 2018 e zë Kosovën pa trajner. /Zëri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.