Mobi Casa

Dorëheqjet e munguara morale në Kosovë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi e ka vlerësuar dorëheqjen e zëvendësit të tij, Hajredin Kuçi, si instalim të një “standardi të munguar” në Kosovë.

E Kuçi nuk ka bërë asgjë tjetër, pos që e ka mbajtur një premtim publik. Kishte thënë se do të largohej nga Qeveria nëse në Kodin Penal do të mbeteshin dy nene që e ngufasin lirin e medias. Nenet mbetën në Kod falë vullnetit të disa bashkëpartiakëve të tij, dhe ai u tërhoq. Për shkaqe parimore mbahen mend vetëm dy dorëheqje që kanë ndodhur pas luftës – ajo e Fatmir Rexhepit nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme, kur në një protestë u vranë nga policia ndërkombëtare 2 aktivistë të “Vetëvendosjes” dhe u plagosën rreth 80 të tjerë, si dhe dorëheqja e Ahmet Isufit nga posti i ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, për shkak të dorëheqjes së kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, që duhej të shkonte në Hagë.

Sikur të ishin brenda këtij standardi përgjegjësie, qoftë për fjalën e dhënë, apo për shkaqe të tjera, kryeministri, katër zëvendës të tij dhe, nëse jo të gjithë, së paku gjysma e kabinetit të ministrave do të duhej të jepnin dorëheqje.

Vetë kryeministri Thaçi ka dështuar të përmbushë njërin nga dy premtimet më kapitale që ka dhënë në fushatën e fundit elektorale. Ai i kishte dhënë fjalën elektoratit se, sikur t’ia besonin mandatin e dytë, në shkëmbim do të ofronte heqjen e vizave brenda 15-mujorit të parë qeverisës.

Uji Dea

Pavarësisht se dështoi ta përmbushte premtimin më kapital elektoral, Thaçi nuk ka ofruar dorëheqjen.

Behgjet Pacolli nuk ka mundur gjatë mandatit qeverisës të ndajë punën prej biznesmeni, nga ajo zyrtare që ka prej zëvendëskryeministri. Rrinte në Afrikë me arsyetimin se lobonte për njohjen e Kosovës, por bënte biznes.

Si drejtuese e delegacionit të Kosovës në bisedimet teknike me Serbinë, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri pati dhënë premtimin publik se Kosova “nuk heq dorë nga termi ‘republikë’”. E kishte bërë këtë gjatë kohës sa palët mundoheshin të gjenin një zgjidhje për mënyrën se si Kosova do të përfaqësohej në nisma rajonale. Zëshëm disa herë e kishte proklamuar. E, për diçka tjetër ishte pajtuar me homologun e saj serb, Borislav Stefanoviq. Kishte pranuar që shteti në të tilla nisma të prezantohej si “Kosovo*”, pa parashtesën “Republikë”.

Në këtë shkrim “Koha Ditore” përmend edhe emrat e shumë anëtarëve të kabinetit qeveritar, duke ua kujtuar edhe arsyet pse duhej ta bënin këtë akt moral dhe edhe ligjor.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.