UBT

Dorëheqja e Myftiut Saqipi, hapi dyert e unifikimit të spektrit të hoxhallarëve nē Luginë të Preshevës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Sot, ishte një ngjarje e rëndësishme për organizimin fetar në Luginën e Preshevës. Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPBM), organizoi kuvendin e saj zgjedhor. Para të pranishmëve, punimet me karakter zgjedhor i hapi kryetari i Kuvendit z. Mevludin Xhelili. Në fillim udhëheqësi i mbledhjes së Kuvendit z. Llukman Limani i përshëndeti delegatët, duke i uruar mirëseardhje delegatëve dhe të pranishmëve.

Kryetari i Kuvendit z. Xhelili verifikoi listën e anëtarëve të Kuvendit. Kuvendi i BIPBM – së numëron 15 anëtarë; gjashtë nga Këshilli i Preshevës, gjashtë nga Këshilli i Bujanocit dhe tre nga Këshilli i Medvegjës.

Pas verifikimit të emrave të kuvendarëve, kryetari i Kuvendit ia kaloi fjalën Myftiut të deritanishëm z. Nexhmedin Saqipit, i cili foli për sfidat që ka kaluar organizimi fetar në Luginën e Preshevës, duke theksuar se BIPBM – ja, ka treguar vizionin e saj, të paraprirë nga zhvillimet të cilat erdhën si rezultat pas pavarësimit të shtetit të Kosovës.

“Qëndrimi i jonë ishte që të respektohet autenticiteti, autoktonia dhe autonomia me specifikat e identitetit, etnik, kulturor e religjioz të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Ideja fillestare ishte që të pengohet implikimi i Novi Pazarit dhe Beogradit në organizimin fetar në Luginë të Preshevës”, theksoi midis tjerash Myftiu Saqipi. Ai, gjithashtu, theksoi se dorëheqjen e tij po e afron me vullnetin dhe dëshirën më të madhe për të dhënë mundësi për gjeneratat e reja dhe për të kontribuar për unifikimin e spektrit të hoxhallarëve nē Luginë të Preshevës. Të gjithë duhet të kujdesemi që të kultivojmë ndjenjën, për paqe, stabilitet, e siguri për të gjithë qytetarët pavarësisht identitetit etnik, religjioz, bindjet politike e ideologjike të qytetarit, u shpreh Nexhmedin Saqipi.

Mobi Casa

Kuvendi njëzëri pranoi dorëheqjen e Myftiut të deritanishëm z. Nexhmedin Saqipi. Më pastaj kryetari i Kuvendit z. Mevludin Xhelili, propozoi emrin e Mr. Nexhmedin Ademit, kryetar i deritanishëm i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, për Myfti të BIPBM- së.

Delegatët e Kuvendit njëzëri votuan për kandidaturën e propozuar për Myfti të BIPBM- së z. mr. Nexhmedin Ademit.

Myftiu i sapo emëruar falënderoi z. Nexhmedin Saqipin për kontributin e tij në krijimin e stabilitetit institucional gjatë mandatit të tij në krye të BIPBM- së. Në fjalën e tij përmendi edhe rëndësinë e mbështetjes që i ka dhënë Bashkësia Islame të Kosovës kësaj iniciative. Ai, gjithashtu, ftoi për mobilizim që të mendojmë më shumë se çfarë po bëjmë ne për institucionin, e jo çfarë po bënë institucioni për neve.

Duke falënderoi delegatët për mbështetjen e dhënë, Mr. Nexhmedin Ademit, kryetar i sapozgjedhur në krye të BIPBM- së, kërkoi që në të ardhmen institucioni të shërbej për mundësi dhe ide e të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë për ta avancuar jetën institucionale në shërbim të ruajtjes së vlerave fetare dhe kombëtarë në Luginë të Preshevës. Kuvendi punimet i zhvilloi në restorantin Dyseldorf në Bujanoc. Me këtë rast pronari i restorantit ndihmoi, duke shtruar një drekë për të pranishmit, njofton Jetapress.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.