Fundamenti

Dorasin e Senaviçiusit e “shpëtoi” statusi i kandidatit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në dhjetor të vitit të kaluar i dyshuari kryesor për vrasjen e pjesëtarit të EULEX-it Andrius Senaviçius ka qëndruar në veri të Kosovës. I dyshuari, (emër i njohur për redaksinë v.j.) është identifikuar para disa muajsh në bazë të hetimeve të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Gazeta Tribuna ka mësuar rezultatet e hetimeve, por edhe një ngjarje që e ka pamundësuar arrestimin e këtij të dyshuari. Për të ndalur operacionin e kapjes së tij kishin ndërhyrë Brukseli dhe Beogradi.

Burime të gazetës kanë shpjeguar në kushte anonimiteti se Brukseli kishte kërkuar kohë, pasi që një akt i tillë do t`i qiste “hije të zezë” raportit të përfaqësues së lartë të BE-së Catherine Ashton për shtetet anëtare, raport ku ajo në superlativ kishte vlerësuar sjelljet e Beogradit dhe Prishtinës gjatë dialogut.

Mobi Casa

Veç kësaj, zyrtarët në Bruksel, sipas burimeve të gazetës, janë frikësuar se pas zbulimit të identitetit të të dyshuarit, Serbia nuk do të mund ta merrte miratimin e shteteve anëtare për statusin e kandidatit.

Frika kryesore ka qenë se kundër nisjes së bisedimeve për anëtarësim të Serbisë do të votonte vetë Lituania, shteti prej nga ka ardhur doganieri që u vra në veri të Kosovës…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.