FIDANISHTJA

Donjeta Sadiku: Moment emocionues, po e prisnim gjatë një medalje të Botërorit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Donjeta Sadiku ndihet krenare që ia mundësoi Kosovës medaljen e parë të Botërorit në boks në epokën e re.

Boksieria kosovare u kualifikua në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, i cili po mbahet në Stamboll, me ç’rast edhe e siguroi të paktën medaljen e bronztë.

Ajo ia doli ta mposht në çerekfinale garuesen nga Taipei, Wu Shih Yi dhe me këtë rast i siguroi medalje vendit të saj.

22 vjeçarja thotë se me këtë rast u shpërblyen mundi dhe sakrifica e madhe të bëra ndër vite, shkruan “Gazeta Express”.

“Kjo është ajo për të cilën jemi përgatitur në vitet e fundit, të marrim medalje në një garë të madhe siç është Kampionati Botëror i Boksit për femra. Ky është një moment më shumë se emocionues për mua, suksesi i punës sime të madhe. Mezi pres të paraqitem në gjysmëfinale”, ka thënë boksieria nga Gollaku për uebfaqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Boksit – IBA.

FITORJA

Donjeta kishte fituar medalje edhe në Kampionat Botëror dhe Evropian për të reja, por kjo ishte medalja e parë për Kosovën për seniorë.

Ndërkohë, IBA në shkrimin e saj ka potencuar se Donjeta Sadiku e ka bërë krenar vendin e saj me suksesin që e arriti në Turqi.

Boksieria kosovare do të garojë sot nga ora 18:00 në kërkim të finales së Botërorit.

Nëse e fiton meçin e sontëm ndaj amerikanes Rashida Ellis, Sadiku do ta sigurojë të paktën medaljen e argjendtë si finaliste, ndërsa më pas do ta kërkojë edhe të artën. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.