UBT

Donis Avdijaj refuzon kombëtaren shqiptare?

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Donis Avdijaj i është përgjigjur negativisht ftesës së përzgjedhësit të kombëtare shqiptare, Gianni de Biasi, për ndeshjen miqësore ndaj Francës.Lojtari me origjinë shqiptare i lindur në Osnabruck të Gjermanisë dhe produkt i shkollës së famshme të futbollit Schalke 04, prej kohësh është një nga dëshirat e tifozëve të Kombëtares Shqiptare.

Ai më herët ka refuzuar përfaqësuesen U21 të Shqipërisë, duke thënë se dëshiron të luajë vetëm me kombëtaren A, por duket se as kjo nuk e kënaq atë.

Trajneri De Biasi ka zbuluar se ai e ka ftuar Avdijajn për ndeshjen e radhës, por menaxheri i tij është arsyetuar se lojtari është i lodhur nga sezoni i fundit, të cilin e ka kaluar te Sturm Graz.

United Hospital

“Avdijajn e kam thërritur për këtë ndeshje pasi dëshiroj ta integroj me grupin dhe ambientin”, ka zbuluar De Biassi në konferencën për shtyp, tranmseton Telegrafi.

“Menaxheri i tij më tha që është i lodhur nga sezoni pasi ka pasur probleme fizike gjatë edicionit dhe nuk mund të vijë në këtë grumbullim”.

“Këtë më tha menaxheri i tij por mendoj se ai nuk dëshiron të vijë me ne”, ka thënë De Biasi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.