Donis Avdijaj ka një ëndërr të veçantë
Prej Schalkes 04, Donis Avdijaj ka luajtur për Heartin, Stur Grazin, Rodan, Willem II dhe Trabzonsporit, transmeton zeri.info
Ish-talenti i klubit gjerman dikur kishte një klauzolë lirimi prej 48 milionë eurosh te kjo skuadër.
“Atëkohë, kjo shumë ishte diçka e pazakontë për një adoleshent. Sot, çdo futbollist që vlerësohet lart si talent vlen 50 milionë euro”, ka thënë Avdijaj në një intervistë për “Sport Bild”.
Avdijaj ka thënë se Schalke është gjithmonë në zemrën e tij dhe do të kthehej te gjermanët.
“Nëse e do një klub, e do përgjithmonë. Schalke mbetet si një shtëpi për mua, është gjithmonë në zemrën time”, është shprehur ai.
“”Nëse bëj një apo dy sezone të fuqishme tash dhe Schalke më thotë se më do sërish, atëherë nuk do të thosha jo. Sigurisht qëllimi im është që të luaj në një ligë të fortë sërish dhe jam i isgurt që lehtësisht do të luaja në Bundesligë”, ka shtuar Avdijaj./Zëri


