ARKATANA

Donis Avdijaj i kthehet shkëlqimit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Donis Avdijaj po bind gjithnjë e më shumë për cilësitë e tij dhe fundjavën e shkuar dhuroi spektakël në Bundesligën austriake, duke ndihmuar Sturm Grazin të fitonte 3-1 në Grodig.

Talenti 19-vjeçar, kartoni i të cilit i përket Schalkes, shënoi një gol dhe dha dy asiste, duke qenë vendimtar dhe duke merituar edhe përfshirjen në formacionin më të mirë të javës në Bundesligën austriake.

Plot pesë lojtarë të Sturmit janë përfshirë në formacionin e javës, me Avdijaj që është vlerësuar me notën 8, duke qenë lojtari i tretë me notën më të lartë të javës.

KKVITI

Këtë sezon Avdijaj ka shënuar tre gola në kampionat, në 18 ndeshje, por prej tetorit deri në janar ka qenë i dëmtuar, ndërsa duket se ka rigjetur formën ideale.

Duhet kujtuar se Avdijaj para pak ditësh konfirmoi se do të luajë vetëm për kombëtaren shqiptare, nëse trajneri De Biasi e ka në planet e tij./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.