Donis Avdijaj flet për herë të parë si lojtar i Hearts: Tifozët e Hearts, si familje

Donis Avdijaj, talenti kosovar që ka pasur shumë rënie dhe zbritje në karrierën e tij sot e ka lënë Turqinë për t’u bërë pjesë e ekipit skocez, Hearts.

Donis Avdijaj tashmë ka dhënë intervistën e tij të parë për ueb-faqen e Hearts derisa ka thënë se ai tashmë është pjesë e familjes së “Hearts” dhe dëshiron që t’ia shpaguaj besimin Daniel Stendelit, për të cilin ka thënë se ai ishte arsyeja pse do të luajë për skuadrën nga Tunecastle.

Kosovari 23 vjeçar sot ka nënshkruar gjshtë muaj kontratë fillestare me Jambos, për shkak të një qartësimi ndërkombëtarë dhe pas largimit nga klubi turk i Super Lig, Trabzonspor.

Sulmuesi i krahut shkon në Gorgie me një pedigre të madhe me emrin e tij, ku filloi në Schalke, vazhdoi në Sturm Graz dhe Ëillem II si dhe ka të shënuar disa gola për Kosovën si Kombëtare të tij.

Gati për të filluar, Donisi ka treguar për marrëdhëniet e tij me Daniel i cili ishte çelësi që e transferojë atë te Hearts dhe pasi ka parë disa ndeshje ai është i impresionuar me pritjen që i është bërë.

“Trajneri me njeh mua më parë dhe e njoh edhe unë trajnerin më parë. Ne kishim një bisedë dhe ishte e qartë që unë dëshiroja të puna me të. Ai ishte njeriu kryesor që bëri që unë të vendos të vijë në këtë skuadër”, ka thënë Avdijaj në intervistën e tij të parë për Hearts TV.

“Jam më të vërtetë i lumtur që mund të punoj me të nga tani. Kjo vlen për të dy anët, për klubin dhe mua. Klubi ma ka dhënë zemrën dhe unë dëshiroj t’ia shpaguaj duke ia kthyer atyre, sidomos trajnerit. Mezi pres ti tregoj njerëzve këtu kush jam”.

“Mendoj se skuadra ka kualitet. Ata nuk janë në një pozitë ku normalisht duhet të jenë. Mendoj që ne kemi një rrugë për të bërë dhe do ta bëjmë së bashku”.

“Kam lexuar pak dhe dëshira e ime është të shkoj aty ku tifozët me duan, kur ata tifozë do të jenë të lumtur që unë jam këtu. Kam një ndjenjë që jo vetëm klubi por po ashtu edhe njerëzit të cilët jetojnë në këtë qytet. Isha këtu për dy ditë dhe ndjeja që tërë qyteti më njeh edhe pse nuk kisha nënshkruar”.

“Ishte një ndjenjë interesante për muaj dhe kjo është arsyeja pse erdha këtu, që të tregojë dhe të fitojmë sa më shumë, të punojmë me zemër dhe të festojmë me njerëzit të cilët këtu ndihmojnë shumë dhe janë shumë të mirë”.

“Jam një tip lojtari që në të gjitha klubet kur isha më parë kisha marrëdhënie të mira me tifozët. Në klubet ku kam luajtur; në Holandë, Austri dhe Gjermani ata këndonin këngët e mija. I dua tifozët dhe i dua emocionet që mi jep kjo ndeshje”.

“Tifozët, veçanërisht këta të Hearts që i kam parë në ndeshjen e fundit, janë shumë të mirë dhe çdo herë janë prapa skuadrës, pavarësisht pozitës”. Mendoj se këtu gjithçka ishte si një familje dhe unë dua të jem pjesë e kësaj familje”. /GazetaExpress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).