Eko Higjiena

Donika Krasniqi: Jeta është një dhuratë, të cilën duhet shijuar në çdo sekondë

/ 5 minuta lexim
ARKATANA

Për modelisten Donika Krasniqi albinfo.ch ka shkruar disa herë me radhë. Vajza shqiptare, e cila jeton në Neuchatel, ishte pjesëmarrëse vitin e kaluar në “Miss Zvicra 2014”. Pak para finales ajo u skualifikua duke iu ndërprerë edhe ëndrra e saj në garën për titullin e më të bukurës së Zvicrës. Pavarësisht kësaj, ajo vazhdoi me modelim, duke pushtuar skenat e modës botërore.

Fillimi i vitit 2015 nuk kishte si të ishte më mirë për të. Agjencia e modës nga Parisi “Jana Hernette Modeli Scouting” i ofroi kontratë për të reklamuar produkte të ndryshme për firma të njohura të botës. “Na ka pëlqyer që nga koha kur ishte pjesëmarrëse e Miss Zvicra”, thotë agjentja e saj, Charlotte. “Donika ka potencial të madh për të pasur një karrierë shumë të mirë si modeliste komerciale. Ajo është e përkryer për fotosesione, për revista dhe produkte kozmetike”, shprehet ajo për Schweizer Illustrierte, transmeton albinfo.ch.

Para disa ditëve Donikën e kemi parë edhe në kripin e këngëtarit të njohur zviceran Sebalter, ku rolin e saj në klip e luan në mënyrë të përkryer.

Kësaj radhe, për revistën Schweizer Ilustrierte, Donika me fotografi të llojllojshme e ka dokumentuar jetën e saj të përditshme. Në këtë portret Donika tregon punën e lodhshme që e bën gjatë një dite nga mëngjesi deri në mbrëmje, duke u fotografuar për kompani të shumta në qytete dhe vende të ndryshme! Para se të bie të flenë, Donika ndihet e lumtur me njerëzit që e rrethojnë, ndërkohë thotë se jeta është një dhuratë, të cilën duhet shijuar në çdo sekondë!

– Mirëmëngjesi, të dashurit e mi! Zgjohuni, grimohuni dhe ecni tutje!

– Për fillim koha për të shijuar pakëz fruta. Të preferuat e mia janë qershia, pjeshkat, bananet dhe mollët. Çfarë mëngjesi energjik!

– Më në fund i mora edhe bikinet nga “Vicktoria Secret”, të cilat i kisha porositur online. Nuk po mund të pres deri sa t’i vesh.

– Gjithashtu këpucët e reja të bukura nga marka High Heels sapo më kanë ardhur! Mirë se vini në familje!

– Po i paketoj disa gjëra që më duhen për fotosesion e parë të ditës së sotme. Bikinet, tatuazh prej ari dhe një palë aksesorë!

– Gati për Luzanë, Biel, Cyrih…

– Vendi i parë për fotosesion në Lozanë. Këtu jashtë temperaturat janë 36 gradë. Vend shumë i përshtatshëm për fotografi të “egra”!

– E dua punën dhe grimin që e bën artistja Nichanun Tshum. Grimi i saj sensual sjell sytë e mi të gjelbër në vendin e merituar.

– Test para fillimit të punës me fotografin e mrekullueshëm Katherline Lyndia dhe artisten e grimit Nischa..

– Një pauzë e shkurtër në Beau Rivage Palace në Lausanne. Po e shijoj këtë sallatë verore, para se të vazhdoj udhëtimin për në Biel.

– Së bashku më agjentin time Charlotte arritëm në studio.

Mobi Casa

– Dhe vazhdojmë punën për butikun Metro. Fillimisht bëmë fotografitë për koleksionin verë – vjeshtë për shitjen e veshjeve online.

– Fotografitë për shitjen e veshjeve online tashme janë në kuti. Ne vazhdojmë të realizojmë një klip marketingu.

– Ekipi kontrollon edhe një herë detajet e fundit para se të shkojmë jashtë!

– 1,2,3 aksion! Është koha për incizime!

– Ndjenjë vere! Kështu shihet…

– …Rezultati…

– Postim nga Cyrihu! Ekipi i mrekullueshëm është gati për fotosesion e ri që do të jetë për pamje dhe bukuri. Asistentja Vanesa Salvi, fotografia e talentuar Ellin Anderegg dhe artistja e grimit Faienne Paul.

– Pamja e parë! Një “Look” natyral!

– Ekipi përgatit maskën për look-un veror.

– 1,2,3 – fotografi! Bashkëpunimi me fotografen Ellin Aderegg është thjesht i papaguar.

– Seti më i preferuar imi fotografik! Duket shumë modë dhe trendy. Gëzohem duke i shikuar rezultatet!

– Shtëpi, e ëmbla shtëpi! Po përgatis ushqimin tim të preferuar! Një supë me perime! Mirë dhe shëndetshëm!

– Kjo është fytyra ime pas një ditë pune të lodhshme. Më duhet çlodhje dhe relaksim për të i mbushur bateritë për ditën e nesërme. Para se të fle bëj një dush freskues!

– Koha për gjumë! Çdo natë para se të fle, ndihem e bekuar. Nuk mund të mos jem mosmirënjohëse dhe e lumtur sa jam në këtë kohë. Ndjehem madhështore kur kam kaq shumë njerëz të mrekullueshëm që më përkrahin dhe motivojnë çdo ditë. Mos e harroni asnjëherë, që jeta është një dhuratë, të cilën duhet ta shijojmë në çdo sekondë. Natën e mirë të gjithëve!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.