Fundamenti

Donika : Koalicioni LDK – AAK do të punojë për të mirën e qytetarëve gjilanas

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nënkryetari i Komunës është tashmë i dëshmuar edhe pa qenë në politikë si një punëtor i madh. Është e nevojshme që ai angazhim tash të kthehet në një punë edhe më intensive në të mirë të qytetarëve të Gjilanit në forma të ndryshme së bashku me kryetarin Haziri. Jemi të bindur se me punën angazhimin dhe vullnetin që ka do të bëhen ndryshime falë edhe bashkëpunimit që është vënë me kryetarin Haziri, për të jetësuar edhe një pjesë të programit të Aleancës, përmes projekteve të ndryshme. Ne jemi sot këtu që t`i japim mbështetjen e fuqishme të nivelit qendror për t’i bërë ndryshimet pozitive, ka thënë ndër të tjera, Kadaj-Bujupi.

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Donika Kada – Bujupi, ka vizituar sot Komunën e Gjilanit ku me këtë rast është pritur nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, nënkryetari Rexhep Kadriu dhe kryesuesja Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Me këtë rast deputetja Kada – Bujupi, ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë mandat qeverisës në nivelin lokal është në koalicionin e qeverisjes si partner për të punuar më shumë për të mirën e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Fundamenti

“Nënkryetari i Komunës është tashmë i dëshmuar edhe pa qenë në politikë si një punëtor i madh. Është e nevojshme që ai angazhim tash të kthehet në një punë edhe më intensive në të mirë të qytetarëve të Gjilanit në forma të ndryshme së bashku me kryetarin Haziri. Jemi të bindur se me punën angazhimin dhe vullnetin që ka do të bëhen ndryshime falë edhe bashkëpunimit që është vënë me kryetarin Haziri, për të jetësuar edhe një pjesë të programit të Aleancës, përmes projekteve të ndryshme. Ne jemi sot këtu që t`i japim mbështetjen e fuqishme të nivelit qendror për t’i bërë ndryshimet pozitive”, ka thënë ndër të tjera, Kadaj-Bujupi.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, ka thënë se është i nderuar që pret deputeten dhe kryetaren e Gruas në AAK së bashku me një pjesë të kryesisë, të cilët i kanë dhënë mbështetje nënkryetarit Kadriu dhe koalicionit në përgjithësi. Gjithashtu ai ka thënë se së bashku me kryetarin Haziri do ta jetësojnë programin dhe premtimet të cilat i kanë dhënë para qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

Edhe kryesuesja e Kuvendit Valentina Bunjaku – Rexhepi, e ka falënderuar deputeten Kadaj- Bujupi për vizitën, ndërsa ka folur për përfaqësimin e femrës në vendimmarrje duke saktësuar se asnjëherë nuk do të vetëkënaqen me pozitën të cilën e kanë, sepse sipas saj Gjilani ka femra të dëshmuara për të marr përgjegjësi të reja./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.