UBT - Kosove

Donika Klenja nga Dibra, shkencëtarja e re shqiptare që doktoroi në onkologji në Skoci

Donika Klenja nga Dibra, shkencëtarja e re shqiptare që doktoroi në onkologji në Skoci

Me rezultate të larta akademike, studiuesja shqiptare kaloi drejtpërdrejt nga studimet paradiplomike në doktoraturë në Universitetin e Dundeet, ku të martën në mbrëmje mori pjesë edhe në ceremoninë solemne.

Donika Klenja nga Dibra e Madhe ka fituar gradën e doktorit të shkencave në mjekësinë e kancerit në Universitetin e Dundeetnë Mbretërinë e Bashkuar, ende pa mbushur 27 vjeç. Ajo e përfundoi doktoraturën në janar të vitit 2026, ndërsa ceremoninë e mbajti mbrëmjen e 24 nëntorit në Caird Hall të Dundeet.

E rritur në një familje që mbështeste arsimin në Dibër, Donika u largua në moshë të re për të ndjekur studimet jashtë vendit. Pas këtij suksesi qëndrojnë vite studimesh, orë pune kërkimore në spitalin Ninewells në Skoci, sakrifica larg familjes, por edhe një shtysë e ndjeshme personale – humbja e gjyshes nga kanceri.

AR Katana

“Ato faqe libri, herë pas here të lagura nga lotët, më çuan më larg nga sa mund ta kisha imagjinuar: drejt një vendi të ri në moshë të re, drejt një jete të ndërtuar përtej kufijve dhe drejt fillimeve të një karriere shkencore”, është shprehur ajo.

Duke kujtuar fillimet e saj në vendlindje, Donika u bën thirrje të rinjve, e veçanërisht vajzave, të mos heqin dorë nga ëndrrat e mëdha: “Do t’i thoja të vazhdonte t’i kthente faqet, edhe kur jeta që ëndërron i duket e paarritshme, sepse nëse ëndrrat e saj nuk e trembin, atëherë nuk janë mjaftueshëm të mëdha.”

Per aspera ad astra – Përmes vështirësive drejt yjeve.

https://www.albinfo.at/donika-klenja-nga-dibra-shkencetarja-e-re-shqiptare-qe-doktoroi-ne-mjekesine-e-kancerit-ne-skoci
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.