Donika Kadaj mezash presidentit Thaçi: Dhunshëm u ngrite, paqësisht do shkarkohesh
Deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj Bujupi ka drejtuar akuza ndaj Presidenti të vendit, Hashim Thaçit. Ajo ka thënë se ai do t’i jap llogari vendit.
Kadaj-Bujupi ka thënë se Presidenti po dëshmon se nuk është përfaqësues i unitetit të popullit.
Madje ajo përmes rrjetit social Facebook akuzon Thaçin edhe për përpjekje të blerjes së deputetëve, si dhe vlerëson se ai do të shkarkohet paqësisht.
Gjeni pa ndëryrje publikimin e Kadaj-Bujupit:
I ashtuquajturi President përsëri po dëshmon me veprimet e tij se nuk e përfaqëson as unitetin dhe as popullin. Dhunshëm krijoi karrierën e tij politike. Dhunshëm nënshkroi marrëveshjet kundërkushtetuese me Serbinë. Dhunshëm u zgjodh në krye të shtetit.
Kryedhunuesi i shtetësisë ende po shtiret me maskën e paqësorit. Maskën me të cilin po përpiqet ta mbajë peng ende Republikën. Të blejë ende deputetët. Të bëjë ende pazare me Srpskan e Vuçiqit.
Dhunshëm u ngrite. Dhunshëm u zgjodhe. Dhunshëm shite interesat e vendit.
Paqësisht zbrite. Paqësisht do shkarkohesh ! Paqësisht do i japësh llogari vendit!


