UBT

Donika Kadaj-Bujupi: Kryeminister, e arrite qëllimin, 100 mijë qytetarë ikën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shefja e grupit parlamentar të AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi e ka kritikuar kryeministrin, Isa Mustafa për migrimin ilegal të kosovarëve për në vendet evropiane. Kadaj u shpreh se Mustafa e ka përmbushur normën për punësim me ikjen e më shumë se 100 mijën qytetarëve nga Kosova.

“Unë i them se vetëm e ka përmbush normën se brenda tre mujve rreth 100 qyytetarë janë shpërngulur nga vendi”, ka thënë më tej Kadaj-Bujupi.

UBT

Deputetja nga radhët e Aleancës e ka kritikuar ekzekutivin e vendit se vetëm pas tre muajve ka paraqitur programin qeveritar.

Ajo madje i ka kërkuar kryeministrit të vendit që të mos fajësojë opozitën dhe të tjetër, dhe se siç e quajti ajo qeveria e Zanzibarit, nuk duhet të vazhdoj më me improvizime, sepse qytetarët më nuk presin.