FITORJA

Donika Gërvalla: Zyrtarë të Qeverisë aktuale në Dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Donika Gërvalla, vajza e Jusufit, i vrarë para 32 vitesh në Gjermani, ka thënë se në dosjen e vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës ka emra edhe të Qeverisë aktuale. Ramush Haradinaj është kriminel ordiner kurse Albin Kurti komunist ka thënë ajo.

Ajo nuk ka përmendur emra, por ka thënë se shteti gjerman është duke i vazhudar hetimet.

“Emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore”, ka thënë Donika, në Rubikon të KTV’së.

“Përmenden në dosjen hetimore”, ka shtuar ajo.

Donika ka thënë se Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën i ka vrarë UDB (Sigurimi Shtetëror i Serbisë).

“Atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh nga struktura të UDB’së”, ka thënë ajo.

“Unë nuk kam njohuri për emra të tillë. Drejtësisë gjermane duhet t’i lihet t’i zbardh faktet”, ka thënë ai.

Donika ka folur edhe për skenën politike.

Ajo ka kritikuar edhe Qeverinë e Kosovës se e ka sjell Kosovën në nivelin e shteteve afrikane.

“Qeveria e Kosovës i ka dyert e mbyllura në Gjermani”, ka deklaruar Donika.

“Qeveria që udheheqë Kosovën është partner i papranueshëm për BE’në”, ka shtuar ajo.

Uji Dea

Donika ka thënë, po ashtu, se Veriu i Kosovës po shitet nga Qeveria aktuale.

Donika Gërvalla: Ramush Haradinaj është kriminel ordiner

Donika Gërvalla e ka quajtur Ramush Haradinaj kriminel ordiner për shkak të krimit dhe korrupsionit në Rajonin e Dukagjinit.

“Ramush Haradinaj është kriminel ordiner i pasluftës”, ka shtuar ai.

“Qytetarët në Pejë, Gjakovë iu dha mesazh i qartë se s’mund të shkojmë përpara”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se AAK duhet të shlirohet nga kriminaliteti.

Albin Kurti është komunistë

Donika Gërvalla ka folur edhe për Albin Kurtin, të cilin e ka quajtur komunistë.

Ajo ka thënë se Kurti ende e ka ideologjinë e mendësisë komuniste.

“Nga ajo që flet z. Kurti ka ideologji komuniste”, ka shtuar ajo./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.