Fundamenti

Donika Gërvalla porositë LDK’në: Mos bëni koalicione me kriminelë

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Donika Gërvalla porositë Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të mos bëjë koalicion me “kriminelë” dhe t’u ikë “lojërave taktike”.Në një postim në faqen e saj në Facebook, Donika Gërvalla thotë se “Kosova ndodhet para dështimit të ekzsitencës së saj”.

Ja mesazhi i plotë:

Mesazh i qartë drejtuesve të LDK-së, deputetëve të Kuvendit dhe miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë: Në vend të koalicioneve me kriminel dhe lojërave taktike na nevojitet një koalicion kombëtar kundër krimit dhe korrupsionit dhe pa kriminelët dhe të korruptuarit.

Kosova ndodhet para dështimit të ëndrrës sonë, të ekzistencës së saj, e cila u krijua me shumë sakrifica dhe guxim. Të gjithë e dimë këtë, të gjithë po e shohim çdo ditë dhe arsyeja e shëndoshë njerëzore ka kohë që po na paralajmëron. Për këtë madje nuk kemi nevojë për shpjegime të ndërlikuara: as nga ndërkombëtarët dhe as nga funksionarët partiak dhe shtetëror

Uji Dea

Pyetja që shtrohet sot është: kur? Kur do të gjejnë më në fund LDK-ja dhe të tjerët forcë ta luftojnë këtë katastrofë që cënon ekzistencën e vendit tonë?

Çfarë është më keq për Kosovën: të bashkohen forcat në Kuvend dhe brenda një kohe të shkurtër dhe me një qeveri të unitetit kombëtar të miratohen ligje të rrepta, apo të vazhdohet ruleti politik i përqëndruar rreth interesave vetjake dhe partiake? Ligje të rrepta dhe dënime të rënda dhe të drejta në vend të shitjes së pasurisë kombëtare dhe të dinjitetit? Drejtësi për të gjithë apo vazhdimi i drejtësisë selektive? Mbrojtja e viktimave apo edhe më tej frika nga kriminelët? Dënimi i hajnisë dhe hapat serioz drejt shtetit ligjor – apo agonia e një populli të tërë?

Unë Kosovën e dëshiroj të jetë shtet, i cili fillon ta respektojë përsëri vetveten. Një Kosovë, e cila e ndal shkatërrimin e vet; një Kosovë, e cila lufton fuqishëm me të gjitha mjetet e padhunshme për Veriun e vet dhe nuk e shet sovranitet e saj territorial; një Kosovë, e cila i respekton pakicat e veta dhe kujdeset që të mos krijohet shteti brenda shtetit; një Kosovë, e cila nuk është sektor i një ambasade dhe as mish për top i fqinjëve të saj; një Kosovë, që na bën të ndihemi krenar; me politikanë, të cilët dinë të ecin ballëlartë dhe jo vetëm të zvarriten; me parti, të cilat mbrojnë dialogun dhe demokracinë – dhe jo kryetarët dhe sekretarët e partive dhe interesat e tyre të ngushta personale.

Ne jemi një popull krenar, me traditë të lashtë, me tolerancë të zhvilluar dhe mentalitet evropian. Ne nuk jemi si këta kriminel. Të përvjelim mëngët dhe t’ia dëshmojmë këtë vetes dhe botës! Fati ynë është në duart tona.