HW

Donika Gërvalla: Në LDK ka panik dhe nuk po durohen zërat kritikë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryesia e LDK-së ka diskutuar sot për përgatitjet teknike rreth procesit zgjedhor në LDK. Ajo ka ka vendosur për rizgjedhje në partinë e saj në Gjermani, Zvicër e Kllokot.Kryetarja e LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla i ka thënë KTV-së se dikë në parti e ka kapur paniku, dhe s’po do t’i lejojë zërat kritikë.

Vetëm katër ditë para zgjedhjeve të brendshme në Lidhjen Demokratike e Kosovës, kryesia e kësaj partie ka marrë vendim që degët e saj në Gjermani, Zvicër e Kllokot të mbajnë përsëri zgjedhje. Kjo për shkak të, siç thonë ata, parregullsive të konstatuara, përkatësisht mos mbajtjes së Kuvendeve zgjedhore në këto degë.

Por, kjo për kryetaren e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, po shihet si frikë nga delegatët e papërshtatshëm për anëtarët e kryesisë.

Gërvalla në një bisedë telefonike me KTV-në, ka thënë se zgjedhjet në Gjermani kanë qenë gjithmonë shembullore, ndërsa vendimi në fjalë ka të bëjë me orientimin e saj dhe delegatëve tjerë të Gjermanisë, lidhur me atë se kush do të përkrahet.

Kryesia gjithashtu kërkoi nga degët që zgjedhjet të mbahen pas Kuvendit të Tetë Zgjedhor të LDK-së, në përputhje me rregulloret për zgjedhje në nivel nëndege dhe dege, si dhe me pjesëmarrje të anëtarëve të Kryesisë Qendrore.

HW

Ajo ka thënë që nesër në orën 11 do t’i dërgojnë letër kryetarit aktual të partisë, Isa Mustafës, me protokollet e kërkesat e degës që ajo udhëheq.

“Jam e shokuar dhe po më krijohet përshtypja që dikë e ka kapur paniku, me qëllim që të mos lejojë zëra kritikë”, ka thënë Gërvalla.

E para e LDK-së në Gjermani, po ashtu ka thënë se në mbledhjen e kryesisë nuk kanë qenë të ftuar të gjithë delegatët. Ndërsa, sa i përket pjesëmarrjes të dielën në zgjedhje, ajo ka thënë se së bashku me 9 delegatët tjerë do të bëhet pjesë e tyre.

http://koha.net/?id=27&l=59210

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.