UBT

Donika Gërvalla në kërkim të mekanizmave ligjorë për anulimin e zgjedhjeve

/ 1 minutë lexim
HW

Të pakënaqurit nga rezultati i zgjedhjeve të Kuvendit të tetë zgjedhor të LDK-së po kërkojnë mekanizma ligjorë për të anuluar mandatin e riafirmuar të kryetarit Isa Mustafa.

Ai të dielën u rizgjodh kryetar me aklamacion dhe duartrokitjet e 349 delegatëve të pranishëm në momentin kur po votohej.

Mënyra e votimit të tij, sipas kryetares së kësaj partie në Gjermani, është element i mjaftueshëm për të kontestuar zgjedhjet në LDK edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që monitoron partitë politike, shkruan sot “Koha Ditore”.

HW

“Ne së pari do të shqyrtojmë çështjet ligjore. Ekziston mundësia që ne ta gjejmë mekanizmin që të anulojmë zgjedhjet dhe të shkojmë në zgjedhje të reja. Ne do të shikojmë edhe me KQZ-në se cili është funksioni i tyre që të ndërmarrin hapa konkretë ndaj LDK-së për këto shkelje”, ka thënë Gërvalla.

http://koha.net/?id=27&l=60056

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.