Mobi Casa

Donika Gërvalla: Ky cirk duhet të marrë fund menjëherë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Donika Gërvalla Shwarz ka reaguar pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka kërkuar ndryshime urgjente në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është i papritur për askënd. As për Isa Mustafën dhe LDK-në, as për Hashim Thaçin dhe PDK-në e tij.

Ky cirk duhet të marrë fund menjëherë. Lidhja Demokratike e Kosovës ka nevojë për ndryshime rrënjësore për t’i dalë zot fatit të vendit.

United Hospital

Me Isa Mustafën, LDK tani e tutje, vetëm mund të humbasë. Kryesia e tanishme e LDK-së e ka humbur autoritetin si tek anëtarët e LDK-së, ashtu edhe tek pjesa më e madhe e votuesve. Në këtë gjendje, në të cilën e kanë sjellë drejtuesit e tanishëm, LDK-së i ka mbetur të zgjedhë vetëm mes dy të këqijave: të shkojë me Thaçin dhe PDK-në drejt humnerës, ose të vazhdojë rrugën drejt ndarjes dhe shkatërrimit me Haradinajn dhe Limajn.

Degët, nëndegët dhe aktivet e LDK-së anembanë vendit duhet të takohen urgjentisht dhe të debatojnë rreth kësaj krize dhe rrugëdaljes prej saj, në vend që të ngrenë duart lart dhe të presin nga Prishtina zgjidhje që nuk po vijnë.

Kush bisedon me njerëzit e thjeshtë në Kosovë, dhe këtë privilegj e pata përsëri para pak ditësh, e ka të qartë që me këtë kurs Lidhja Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e ardhshme do të humbasë përsëri të paktën gjysmën e votuesve të saj. Është detyrë e të gjithë anëtarëve të LDK-së ta evitojnë këtë në të mirë të Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.