UBT

Donika Gërvalla: Akuza të pavërteta të Adem Demaçit

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Unë nuk kam qenë në Berlin në vitin 1992, në takimin mes Tahir Zemajt dhe Adem Demaçit. As atëherë nuk i kam përkrahur qëndrimet e Demaçit. Kam qenë përkrahëse e vijës së presidentit Rugova.

“Gani Dobrunaj në deklaratën e tij ka folur për praninë e një Donike në këtë takim, por jo të Donika Gërvallës”, shkroi në një sqarim për portalin Koha.net, Donika Gërvalla.

Mobi Casa

“Harresa në pleqëri i falet gjithkujt, gënjeshtra e qëllimshme jo. Manipulimet e vazhdueshme nuk duhet t’ia lejojnë vetes as ata që kanë paguar një çmim të lartë për lirinë e Kosovës. Adem Demaçi, nga simbol i rezistencës, çdo ditë e më tepër po kthehet në një figurë tragjike. Do të duhej t’i tregojë dikush se nuk i bën nder as vetes dhe as Kosovës duke vazhduar strategjinë e akuzave të pavërteta”, përfundon sqarimi dhe reagimi i Donika Gërvallës.