UBT

Donika e quan Isën të mjerë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, i është kundërpërgjigjur kryeministri të Kosovës, Isa Mustafa, i cili përmes një deklarate kishte goditur AAK-në e Ramush Haradinajt për Jabllanoviqin dhe Listën Serbe.

Kadaj Bujpi ka thënë për Tribuna se kryeministri Mustafa, është lëshuar në deklaratë kundër partisë së saj, me qëllim që t’i ikë ultimatumit që ka për shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.

Ajo madje Mustafën e ka cilësuar si njeri të mjerë.

“Mustafa po mundohet me i ikë temës që ka ultimatumin përmes së cilit i kanë mbet edhe 24 orë për shkarkimin e Aleksander Jabllanoviqit. Po ashtu ai duhet ta kthejë sa më parë ligjin për shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike, ashtu siç është përkrahë nga deputetët e opozitës të cilët e përkrahën fuqishëm në rastin e parë javën e kaluar, kur ky projekt ligj ishte kthyer në Kuvend. Të gjitha pretendimet tjera janë përpjekje e dobët, e mjerë, sikurse që është ai vetë që ikë nga tema dhe realiteti”, ka thënë Kadaj Bujupi.

Sipas saj, protestuesit të premten demonstruan se Mustafa nuk do të arrijë t’i mashtrojë ata, sikurse një gjë të tillë e bëri në të kaluarën.

Mobi Casa

“Mijëra protestues kanë domestruar se Isa Mustafa nuk mund t’i mashtrojë ata edhe njëherë ashtu siç bëri në të kaluarën. Edhe në të kaluarën e vetë politike çdo herë është pozicionuar kundër interesave të Trepçës dhe kundër minatorëve në vitin 1989 dhe kështu po ndodh edhe sot”, është shprehur Kadaj Bujupi.

Ajo ka paralajmëruar se të martën edhe lideri i saj, Ramush Haradinaj, do të jetë pjesëmarrës në protestë , duke paralajmëruar se nuk do të ndalën deri në realizimin e kërkesave.

“Të gjithë bashkë do të marrim pjesë në protestën e së martës dhe në protestat tjera deri në realizimin e kërkesave të qytetarëve. Ne do të jemi pranë qytetarëve në të gjitha rrethanat ashtu siç kemi qenë edhe në periudha më të rënda të viteve 1998-1999 kur Isa Mustafa u pozicionua gabimisht”, ka thënë Kadaj bujupi.

Ndërkohë, kryeministri Mustafa përmes një postimi në Facebook duke folur për kohën kur diskutoheshin vendet e rezervuara për minoritetet, ka bërë me dije se ishin Ramush Haradinaj, e Behgjet Pacolli ata që nuk kishin kufij me zemërgjerësinë e tyre. Ndërkohë, thotë që Thaçi ishte treguar më i matur kur ka folur për këtë çështje. /Gazeta Tribuna/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.